web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Koreografia, tifozët e Skënderbeut “thumbojnë”. Zhbllokohet sfida

30 Tetor 2024, 17:18, Sport CNA

Koreografia, tifozët e Skënderbeut “thumbojnë”.

Supersfida mes Skënderbeut dhe Partizanit në Korçë, po luhet në një atmosferë elektrizuese.

Numër i lartë tifozësh në stadiumin e juglindorëve, ndërsa nuk mungojnë as “thumbimet”.

Tifozët vendas, kanë shpalosur një koreografi për kundërshtarët. “Mungesa ka qenë e madhe, kthimi jonë tmerri juaj”, shkruhej në mesazhin e hapur që shoqërohej me maskë, për shkak dhe të ditës së “Halloween” që është nesër.

Ndërkohë Partizani ka kaluar në avantazh në minutën e 16-të me anë të Bintsouka, i cili i harruar në zonë, ia doli të shënojë me kokë.





Lajmet e fundit nga