web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kategoria e Parë, përzgjidhet formacioni i javës së 22-të

17 Shkurt 2026, 16:06, Sport CNA

Kategoria e Parë, përzgjidhet formacioni i javës së

Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 22-të në Kategorinë e Parë, duke vlerësuar performancat më të spikatura individuale, ku skema e zgjedhur është 3-4-2-1.

Në portë është zgjedhur Marin Stanic i Pogradecit, i cili u dallua me pritje vendimtare dhe siguri gjatë gjithë ndeshjes.

Në mbrojtje janë përzgjedhur Loukas Petropoulos i AF Luftëtarit, Adol Selmani i Ilirisë dhe Arlind Kurti i Laçit.

Mesfusha përbëhet nga Melsi Cereni i AF Luftëtarit, Stiven Bibo i Laçit, Paolo Kasmollari i Pogradecit dhe Wilson Junior i Kukësit.

Në repartin ofensiv janë përzgjedhur Saleh Nasr i Skënderbeut dhe Matheus Alisson i Kukësit, ndërsa në majën e sulmit është vendosur Danell Jayson Mavanga i Ilirisë.

Trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur tekniku i Pogradecit, Emiljano Çela.

Kategoria e Parë, përzgjidhet formacioni i javës së





Lajmet e fundit nga