web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kampionati i vajzave U-17/ Tirana-Vllaznia në finale, eliminohen Skënderbeu dhe Apolonia

1 Maj 2024, 17:53, Sport CNA

Kampionati i vajzave U-17/ Tirana-Vllaznia në finale, eliminohen

Këtë të mërkurë, u luajtën në “Shtëpinë e Futbollit”, dy gjysmëfinalet e kampionatit të vajzave U-17. Vllaznia dhe Tirana do të përballen së bashku në finale për të përcaktuar ekipin kampion të këtij edicioni.

Gjysmëfinalja e parë mes Apolonisë dhe Vllaznisë, nuk prodhoi fitues, duke u mbyllur në barazim pa gola. Nga penalltitë, shkodranet ishin më të sakta, duke fituar 3-1.

Në takimin tjetër gjysmëfinal Tirana nuk e vendosi aspak në diskutim fitoren, pasi triumfoi me rezultatin 3-0 ndaj Skënderbeut.

Finalja e këtij edicionin në kampionatin e vajzave U-17, Tirana – Vllaznia do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” më datë 5 maj.

Rezultatet e sfidave gjysmëfinale

Apolonia U-17 – Vllaznia U-17              0-0 P(1-3)

Tirana U-17 – Skënderbeu U-17            3-0

Finalja

Tirana U-17 – Vllaznia U-17                 05.05.2024





Lajmet e fundit nga