web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protestat e tifozëve, Milani merr vendimin për trajnerin Lopetegui

30 Prill 2024, 15:35, Sport CNA

Protestat e tifozëve, Milani merr vendimin për trajnerin Lopetegui

Julen Lopetegui, nuk do të jetë trajner i Milanit. Protestat e tifozëve, kanë detyruar drejtuesit të ndryshojnë objektiv.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, trajneri spanjoll Lopetegui nuk do të jetë trajner i Milanit në sezonin 2024-2025. Gazeta italiane pretendon se drejtuesit kuqezi kanë folur tashmë me pesë kandidatë plus Lopeteguin.

Sipas raportit, Milani po konsideron gjithashtu trajnerin e Brighton, Roberto De Zerbi, një produkt i akademisë së tyre si futbollist, dhe ish-mesfushorin e tyre Mark Van Bommel, një mik i ngushtë i këshilltarit të RedBird, Zlatan Ibrahimovic, i cili fitoi një titull në Serie A si futbollist në ‘San Siro’.





Lajmet e fundit nga