web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Jo vetëm Latifi, Vllaznia është në ankth edhe për dy titullarë të tjerë para duelit me Tiranën

1 Shtator 2022, 10:28, Sport CNA
Jo vetëm Latifi, Vllaznia është në ankth edhe për dy
Vllaznia

Pas mungesës së sigurtë të Liridon Latifit, mësohet se për ndeshjen me Tiranën, te Vllaznia janë dy lojtarë në dyshim.

Jo vetëm Latifi, Vllaznia është në ankth edhe për dy

Bëhet fjalë për Ardit Hoxhajn dhe Esin Hakajn. I pari është me temperaturë dhe la stërvitjen në mes, ndërsa i dyti ka dhimbje në thembër dhe, me shumë mundësi, humbet sfidën me Tiranën. Nga ana tjetër, Vllaznia ka mbyllur pa ndonjë surprizë të momenteve të fundit merkaton.

Jo vetëm Latifi, Vllaznia është në ankth edhe për dy

Pavarësisht se u pa shumë për një sulmues, madje për javë të tëra stafi teknik dhe ai drejtues menduan që të mbyllnin merkaton me afrimet e Malajt, një lojtar me shumë vlera, si dhe dyshe së ardhur nga akademia e saj, Delaj e Spahija.

Një gjë të tillë e konfirmon edhe vetë drejtori sportiv i KF Vllaznia, Auron Miloti. Sipas tij, me firmosjen e Esat Malës, si dhe të dy të rinjve nga Akademia Vllaznia, Flori Spahija dhe Antonio Delaj, Vllaznia e ka mbyllur merkaton e verës.





Lajmet e fundit nga