web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Erling Haland nuk njeh limite, i shënon 3 gola në pjesën e parë Notingham Forestit

31 Gusht 2022, 21:46, Sport CNA
Erling Haland nuk njeh limite, i shënon 3 gola në pjesën e
Erling Haland

“Përbindëshi” Erling Haland nuk njeh limite! Norvegjezi vazhdon të mahnisë me paraqitjet e tij te Mançester Siti. Bomberi 22-vjeçar rrëmbeu sërish skenën mbrëmjen e sotme duke realizuar plot 3 gola në pjesën e parë në duelin ndaj Notingham Forestit.

Golin e parë Haland e realizoi në minutën e 12-të, ndërkohë që kompletoi tripletën në minutat 23 dhe 38. Shifra vërtet të frikshme për Halandin, i cili në 5 ndeshje ka arritur të shënojë 9 gola si dhe ka dhuruar edhe 1 asist. Ndjekësi më i afërt i norvegjezit është Mitroviç me 5 gola.





Lajmet e fundit nga