web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Partizani largon portierin, huazohet te skuadra tjetër e Superiores

31 Gusht 2022, 19:33, Sport CNA
Partizani largon portierin, huazohet te skuadra tjetër e Superiores
Aldo Teqja

Partizani ka njoftuar ditën e sotme huazimin e portierit Aldo Teqja, te skuadra e Bylisit. Pas afrimit të mbrojtësit Marcelino Preka, të kuqtë kanë arritur marrëveshjen për të huazuar portierin deri në fund të sezonit.

Teqja ishte një titullar i padiskutueshëm për Partizanin, në ndeshjet e Europës, me trajner Dritan Mehmetin, por me ardhjen e trajnerit italian, Kolela, situata ndryshoi, pasi si portier i parë tashmë është zgjedhur Bekim Rexhepi.

Njoftimi i klubit:

Partizani zyrtarizon transferimin me formulën e huazimit të Aldo Teqjas drejt KF Bylis. Marrëveshja mes dy klubeve për huazimin e portierit është konkretizuar sot dhe Teqja do të jetë lojtar i KF Bylis deri në përfundim të sezonit futbollistik 2022-2023.





Lajmet e fundit nga