web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetari francez, i sigurt: Zhegrova shumë shpejt do të kalojë te Real Madrid-i

19 Shtator 2024, 09:39, Sport CNA
Gazetari francez, i sigurt: Zhegrova shumë shpejt do të kalojë te
Edon Zhegrova, Lille

Gazetari sportiv shumë i njohur në Francë, Daniel Riolo, deklaron se sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, që luan për Lille, Edon Zhegrova, mund të bashkohet me Real Madrid-in.

Riolo beson se Kylian Mbappe nuk do të jetë lojtari i fundit që Real-i do të afrojë nga Franca, pasi Ligue 1 shihet si një pistë atraktive te “Los Blancos”.   

Në një emision të “Radio Montecarlo”, Riolo zbuloi se me shumë mundësi Zhegrova do të transferohet shpejt te madrilenët.

“Edon Zhegrova në kokën e tij e sheh veten te Real Madrid-i, kjo është e sigurt. Ai e sheh veten duke u transferuar te Real Madrid-i, duke zënë vendin e Vinicius Junior dhe nuk është habi të ndodhë”, - deklaroi Daniel Riolo.

Sulmuesi nga Kosova është rritur shumë në Ligue 1, ndërsa është kthyer në protagonist të padiskutuar në sulmin e Lille.

Çmimi i kartonit të Edon Zhegrovës sipas “Transfermarkt” llogaritet të jetë rreth 25 milionë euro, ndërsa kontrata e sulmuesit me Lille përfundon në vitin 2026, por ai pritet të largohet nga futbolli francez në fund të këtij sezoni./CNA





Lajmet e fundit nga