web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E BUJSHME/ Villarreal tenton Maguette, zbulohet kërkesa e Partizanit

21 Maj 2024, 09:18, Sport CNA

 

E BUJSHME/ Villarreal tenton Maguette, zbulohet kërkesa e Partizanit

Maguette Gueye pritet të jetë shitja e parë e Partizanit në merkaton e verës. 

Interesimet për mesfushorin kanë qenë të mëdha, ndërsa së fundmi thuhet se në garë është futur edhe një klub i madh nga La Liga. Villarreal ka marrë të gjitha informacionet e mundshme për Maguette Gueye dhe është gati të dorëzojë ofertën zyrtare në tryezën e Gaz Demit, raporton shtypi i shkruar.

Presidenti nuk ka ndërmend ta lëshojë për më pak se rekordi i Skukës, pra 1.4 milionë euro, dhe duke qenë se ka edhe 1 vit kontratë negociatat favorizojnë ‘Demat’. Thyerja e rekordit të Skukës është objektiv i kreut të klubit, por shitja e Maguette mund të jetë për shifra shumë më të mëdha se bomberi teksa në janar u përfol edhe për shifra si 2 milionë euro.

 





Lajmet e fundit nga