web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy gola të shënuar në pjesën e parë, Partizani dominon ndaj Erzenit

10 Mars 2024, 14:50, Sport CNA

Partizani e ka mbyllur në avantazh të dyfishtë pjesën e parë ndaj Erzenit, në sfidën e vlefshme për javën e 27-të në Superiore.

Tedi Cara zhbllokoi sfidën në minutën e 16-të me penallti, e cila u fitua nga Hadroj.

Në minutën e 30-të, ishte Mba, me sulmuesin që pas një lëvizje të bukur në zonë, kaloi portierin dhe e ndali topin në rrjetë.

Erzeni tentoi të reagojë, por e kishte të vështirë, me Partizanin që u tregua më i saktë me rastet që kishte.  





Lajmet e fundit nga