web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Tjetër supergol nga goditja e dënimit, Rey Manaj nuk di të ndalet në Turqi

9 Mars 2024, 14:22, Sport CNA

VIDEO/ Tjetër supergol nga goditja e dënimit, Rey Manaj nuk di të

Rey Manaj, nuk di të ndalet në Turqi, teksa po shkëlqen me fanellën e Sivasspor. Lushnjari, është kthyer në një specialist të goditjeve të dënimit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi sot një tjetër gol fantastik në këtë mënyrë.

Në minutën e 64-t, teksa rezultati ishte 0-1 për Alaniaspor, Manaj shënoi golin e barazimit për Sivasspor. Një tjetër supergol i lushnjarit, i cili ka marrë edhe admirimin e tifozëve.

 

Plot 15 gola për këtë sezon në Superligën turke për Manajn, duke i hedhur “dorashkën” Dzekos dhe Icardit për shënuesin më të mirë. 





Lajmet e fundit nga