Vit i ri, Juventus i vjetër! Derbi i Torinos nuk prodhon fitues
Nuk prodhoi fitues derbi Torino-Juventus, sfidë e cila u m...

Gianluigi Donnarumma mund të rikthehet në Serinë A dhe këtë herë jo te Milani, por te rivalët e përbetuar të kuqezinjve, tek Interi. Sipas raportimeve nga “Sky Sport”, Interi ka shfaqur interes për Donnarumma si një mundësi për merkaton e ardhshme të verës. Edhe pse aktualisht bëhet fjalë për një thashethem dhe jo për një negociatë konkrete, ky skenar ka tërhequr vëmendje të madhe.
Donnarumma ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2026, por duket se nuk është më në marrëdhënie të shkëlqyera me trajnerin Luis Enrique. Për më tepër, blerja e portierit rus Matvey Safonov nga PSG-ja gjatë verës për 20 milionë euro ka krijuar një situatë të vështirë për italianin. Nëse marrëdhënia mes tij dhe klubit parisien nuk përmirësohet dhe rinovimi i kontratës nuk ndodh, portieri mund të vendosë të largohet.
Interi aktualisht po kërkon stabilitet në portë dhe mund të shfrytëzojë këtë situatë. Yan Sommer, i cili pasoi Onanën, duket se ka ardhur në fund të avernturës me zikaltërit, kjo edhe për shkak të moshës së madhe. Në këtë situatë, Donaruma do të ishte një përforcim i shkëlqyer për skuadrën e Simone Inzaghit. Nëse transferimi realizohet, Donaruma do të gjente te Interi një ambient të njohur dhe disa bashkëlojtarë nga kombëtarja italiane, si Dimarco, Barella dhe Bastoni. Një tjetër figurë e rëndësishme për të është Gianluca Spinelli, trajneri i portierëve të Interit, me të cilin 25-vjeçari ka punuar gjatë periudhës së tij te PSG.
Megjithatë, për t’u rikthyer në Itali dhe për të veshur fanellën e Interit, Donnarumma do të duhet të bëjë disa sakrifica. Aktualisht, ai përfiton një pagë prej 10 milionë eurosh neto në vit, duke përfshirë bonuset, një shifër që Interi nuk mund ta përballojë. Nëse portieri do të pranojë të ulë pagën e tij, atëherë një marrëveshje mund të jetë e mundur. Përveç kësaj, PSG-ja do të kërkojë një shumë të konsiderueshme transferimi për të lënë të lirë portierin.
Donnarumma u largua nga Milani në vitin 2021 si lojtar lirë, ndërsa ka përjetuar një periudhë të ndërlikuar te PSG-ja. Edhe pse ka fituar shtatë trofe në Francë, përfshirë tre kampionate dhe një Kupë të Francës, aventura e tij në Paris nuk ka qenë gjithmonë e qëndrueshme. Ai ka qenë shpesh në qendër të kritikave për gabime vendimtare dhe për pamundësinë për të siguruar një stabilitet të plotë në portën e PSG-së.
Për më tepër, marrëdhëniet e tij me tifozët parisienë kanë qenë shpesh të tensionuara, dhe konkurrenca brenda skuadrës ka bërë që pozicioni i tij si titullar të vihet në pikëpyetje. Një kthim në Serinë A mund të jetë një hap i rëndësishëm për të rikthyer formën e tij më të mirë dhe për të gjetur stabilitetin që kërkon. Interi, nga ana tjetër, po e ndjek situatën me kujdes. Marotta është i njohur për aftësinë e tij për të përfituar nga rastet e mira në merkato, dhe një marrëveshje me Donnarummën mund të ishte një goditje strategjike për klubin zikaltër. Për më tepër, fakti që Hakan Çalhanoglu, një tjetër ish-lojtar i Milanit, ka gjetur shkëlqimin te Interi, mund të jetë një shembull frymëzues për Donarumën.
Nuk prodhoi fitues derbi Torino-Juventus, sfidë e cila u m...
Real Madrid dhe Barcelona do të përballen në “El Clasico” ...
Trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinovic nuk u kursye...
Pas pauzës dimërore, Superiorja u rikthye me ndeshjet e ja...
Elbasani mposhti Teutën me rezultatin 3-1 me përmbysje, në...
Partizani dha Skënderbeu barazuan 1-1 mes tyre, në sfidën ...
Partizani ka kaluar në avantazh ndaj Skënderbeut, në sfidë...
Christian Mba është largimi i radhës te Partizani. Njoftim...
Viti 2025 ka nisur “ters” për disa nga legjionarët. Armand...
Trajneri Emiljano Çela debutoi me barazim në stolin e Besë...
Arijon Ibrahimovic mund të vazhdojë karrierën në Serinë A ...
Skënderbeu ka prezantuar afrimin e dytë në merkaton e dimr...
David Moyes është trajneri më i ri i Evertonit. Tekniku sk...
Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ka një ndrysh...
Bayer Leverkusen fitoi një ndeshje spektakolare ndaj Borus...
Trajneri i Tiranës, Gugash Magani, foli për mediat, pas pë...
Federata e Futbollit po përfundon investimin e radhës në p...
Vllaznia triumfoi ndaj Tiranës me përmbysje, me rezultatin...
Vllaznia ka përmbysur rezultatin 2-1 ndaj Tiranës. Një sup...
Christian Mba ishte projektuar titullar për sfidën e së sh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...