web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dominojnë Tirana dhe Elbasani, formacioni i javës në Superiore

8 Prill 2025, 11:51, Sport CNA

Dominojnë Tirana dhe Elbasani, formacioni i javës në Superiore

Derbi kryeqytetit Tirana – Partizani uli siparin e javës së 33-të në Superiore. Bardheblutë triumfuan me rezultatin 3-0, ndërsa këtë javë fituan edhe AF Elbasani, Skënderbeu dhe Bylis. Vetëm një ndeshje u mbyll në barazim, Dinamo City – Teuta 1-1.

Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 33-të. Në portë është gardiani i Teutës, Elton Vata.

Në krahët e mbrojtjes janë dy futbollistët e AF Elbasanit, Bledar Lila dhe Klevis Kasa. Ndërsa qendra e mbrojtjes është e përbërë nga Elvis Prençi (Skënderbeu) dhe Mahamadou Dembélé (Tirana).

Në mesfushë janë Baton Zabërgja (Dinamo City), Xhoeli Macolli (Teuta) dhe Victor Da Silva (Bylis).

Në krahët e sulmit janë Walid Jarmouni (Tirana) dhe Blaise Tsague (AF Elbasani). Ndërsa në majën e sulmit është Bismark Charles (Skënderbeu).

Trajneri më i mirë i javës është tekniku i Tiranës, Blendi Shkëmbi.





Lajmet e fundit nga