web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LIVE TIRANA-PARTIZANI/ Luhet derbi i kryeqytetit, gjithçka në kohë reale

7 Prill 2025, 20:01, Sport CNA

LIVE TIRANA-PARTIZANI/ Luhet derbi i kryeqytetit, gjithçka në

Tirana dhe Partizani do të masin forcat përballë njëri-tjetrit, në atë që është edhe derbi i fundit për këtë sezon.

Dy ekipet e kryeqytetit, përballen në një sfidë delikate, për ecurinë e kampionatit. Fitorja është detyrim në të dyja kampet, por te Tirana janë të dënuar për tre pikët.

LIVE TIRANA-PARTIZANI 2-0

Jarmouni 18', Jarmouni 40'

Komenti live:

57’- Më aktiv Partizani në pjesën e dytë, duke qarkulluar topin por pa gjetur mundësinë të rrezikojë portën e Selmanit.

40'- Goooool! Tirana ka shënuar golin e dytë, për të dërguar rezultatin në 2-0 ndaj Partizanit. Ishte sërish Jarmouni, i cili shënoi nga penalltia, në atë që është edhe goli i dytë personal për të.

22’- Gega reagon shpejt duke larguar Mintongon nga fusha, për të aktivizuar Koten.

18'- Gooool! Tirana ka kaluar në avantazh ndaj Partizanit. Jarmouni e ndali topin në rrjetë, pas një tranverse të Ndrecës nga goditja e dënimit.

16’- Janë thuajse vetëm bardheblutë që kanë kontrollin e topit, teksa Partizani largon sferën nga zona para Hoxhës.

1’- Starton derbi.





Lajmet e fundit nga