VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...

Tirana dhe Partizani do të masin forcat përballë njëri-tjetrit, në atë që është edhe derbi i fundit për këtë sezon.
Dy ekipet e kryeqytetit, përballen në një sfidë delikate, për ecurinë e kampionatit. Fitorja është detyrim në të dyja kampet, por te Tirana janë të dënuar për tre pikët.
Bardheblutë mbajnë vendin e fundit në tabelë dhe për këtë arsye kërkohen tre pikët me çdo kusht.
Fitoren e kanë objektiv edhe te Partizani. Trajneri Skënder Gega foli me respekt për Tiranën, por shtoi se skuadrat janë rivale të përjetshme dhe kërkohet maksimumi.
“Secili derbi ka pasur vështirësitë në klubet e tyre dhe ne kemi problemet tona dhe gati në pak ditë janë luajtur tre ndeshje. Të trija kanë qenë të domosdoshme. Ju i patë, i kemi kaluar me sukses. Kemi harxhuar energji, por në të njëjtën kohë edhe na ka bërë mirë sepse po ingranohemi siç duhet me kërkesat që kemi. Derbi mbetet derbi, në çdo situatë, në çdo kohë, pavarësisht situatës në klasifikim të ekipeve. Ne jemi rivalë, rivalë të përjetshëm dhe mua më takon si trajner dhe ish-futbollist të flas me respekt për historinë e Tiranës, me një pjesë të madhe të tyre jemi shokë dhe kemi përfaqësuar Shqipërinë bashkë. Kështu që në këtë aspekt ka vlera kjo ndeshje. Pikët janë të domosdoshme për ne, se jemi në një pozicion që ne duhet të bëjmë mirë, për 90 minuta jemi rivalë, secili do suksesin. Nuk është e lehtë dhe nuk di çfarë do të ndodhi, por ne do të hyjmë me besim që të bëjmë detyrat tona.
Në çdo vend që shkon trajneri, mundohet të bëjë më të mirën, ky është pozicioni. Këtu ka një dozë më shumë dashamirësie e mikpritje, kjo të bën që të japësh edhe rezervat që ke. Për fat të mirë jam pritur nga klubi me mikpritje dhe ka bërë çdo gjë që unë të ndjehem komod. Por edhe me lojtarë çdo ditë të njihem e kuptohem më mirë, të mundohem që gjatë 90 minutave që është detyra ime, të luajnë në mënyrën që ne kemi caktuar. Kështu që jam i kënaqur, shumë i kënaqur. Do të doja që të isha përgjithmonë, të isha çdo kohë. Por i tillë është futbolli, planet e çdo klubi. sot jam këtu, e dua të shoh para, nuk kam qejf të kthehem mbrapa.
Nuk jemi ne që caktojmë ecuritë e kundërshtarëve dhe rivalëve, historikisht është ajo që thashë, në çdo pozicion që është Tirana apo Partizani, kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme të Superiores, pavarësisht klasifikimit, por është edhe për qytetin, tifozeritë. Kanë shanset e tyre, mundohen të mbështetin ekipin në mënyrën e vet, kështu që çdo gjë është pozitive. Pastaj kush ia del është gjë tjetër, bëhen analizat më vonë. Por është një ditë që të jep adrenalinë. Kur ta kuptojnë sportistët që unë drejtoj se çfarë klubi përfaqësojnë e çfarë mbështetje kanë rreth e rrotull, doza që të japin më tepër do të jetë shumë e madhe. Por çdo gjë shkon mirë deri tani.Skuadra po mundohet të punojë shumë mirë, lojtarët me shumë ngarkesë si Bintsuka, të rikuperohen. Deri nesër nuk kemi vendosur asgjë. Grup serioz dhe i ri, kanë nevojë për mbështetje dhe besim. Deri nesër shpresoj të pushojnë më tepër. Është fundi i kampionatit, gjendja për shkak të ndeshjeve të ngjeshura dhe kalendarit ka bërë të rendohen. Nuk janë të gjithë në një prerje, do mundohemi t’i fusim në pozicionin e duhur. Kemi dhe të tjera rezerva, çdo njeri ka marrëveshje me klubin. Duhet me respekt dhe çdo gjë, pasi kështu funksionon.
Sot nuk luhet futboll pa pasion dhe agresivitet. Është për detyrë të jesh ashtu. Duhet të vendosin njerëz që e bëjnë këtë punë. Mënyra si do vendosemi, do mundohemi t’i japim të gjitha. Derbi i bën lojtarët emocionale, po do mundohemi të jemi gjithmonë të vëmendshëm, jam i kënaqur si po përgjigjen dhe nesër nga minuta e parë deri sa të bie bilbili, të jenë të qetë dhe pa presion. Unë jam natyrë që i bën gjërat e qarta. Në moment që fillon ndeshja, kam dëshirë të shkojnë gjërat mirë, por kam guximin të bëj korrigjime. Të mos jesh agresiv në derbi, është diçka e papranueshme, të shton dozën, por “fair play”. Duhet të ruajmë veten, të jemi në fokus. Shpresojmë t’ja dalim.
Ne do hyjmë nesër të marrim maksimumin, maksimumi dihet, ka 3 pikë, ka 1. Nuk jam natyrë që parashikoj. Derbi i pranueshëm, por të shikojmë, nuk e di nëse do jetë barazim por do hyjmë për maksimumin”, u shpreh trajneri i Partizanit.
Derbi Tirana-Partizani, do të luhet mbrëmjen e kësaj të hëne, duke nisur nga ora 20:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Dinamo dhe Teuta ndanë pikët mes tyre, pas barazimi 1-1 në...
Këtë të diel, u luajtën katër ndeshjet e vlefshme për javë...
Iliria është shpallur ekipi kampion i Grupit A në Kategori...
Tirana dhe Partizani do të masin forcat përballë njëri-tje...
Cristiano Ronaldo, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes,...
Skënderbeu regjistroi një fitore tejet të rëndësishme ndaj...
Bylis triumfoi minimalisht ndaj Vllaznisë, në sfidën e jav...
Skënderbeu ka riktheyer avantazhin ndaj Laçit, në sfidën e...
Të Hënën, në orën 20:00, në “Arenën Kombëtare”, kryeqyteti...
Laçi ka barazuar shifrat ndaj Skënderbeut, në ndeshjen e j...
Skënderbeu ka kaluar në avantazh ndaj Laçit në minutën e 2...
Milani nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Fiorentinës...
Superiorja është futur në katër javët e fundit dhe gara va...
Paris Saint-Germain ka siguruar matematikisht titullin kam...
Interi u ndal në barazim 2-2 nga Parma në transfertë, në n...
Real Madrid u mposht në shtëpi nga Valencia, në sfidën e j...
Jean-Michel Cavalli nuk është më trajner i Prishtinës, në ...
Një ngjarje skandaloze është regjistruar në Vlorë. Tifozët...
Vora është ngjitur për herë në histori në Superiore. Fitor...
Jamal Musiala do të jetë jashtë për të paktën dy muaj. Fan...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...