web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dinamo feston në Shkodër, Vllaznia “zgjohet” në fund

4 Dhjetor 2024, 21:24, Sport CNA

Dinamo feston në Shkodër, Vllaznia “zgjohet” në fund

Dinamo triumfoi ndaj Vllaznisë me rezultatin 3-2 në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të.

Një sfidë pa shumë histori në Shkodër, ku kryeqytetasit ishin dominues nga fillimi deri në fund. Takimi i zhbllokua nga Baton Zabërgja në minutën e 28-të.

Sulmuesi më në formë i momentit në Superligë, realizoi një supergol në hyrje të zonës, duke shtangur portierin Qarri.

Dy golat e tjerë u shënuan nga portugezi Nani, në minutat 44 dhe 60. Vllaznia u zgjua vetëm në fund, duke shënuar dy gola në tre minuta, me Çobën dhe Spahijan, por nuk mjaftuan për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.

Me këtë sukses, Dinamo mban vendin e dytë në renditje me 27 pikë, ndërsa Vllaznia zbret në vendin e katërt me 25 pikë.  





Lajmet e fundit nga