Zyrtare/ Lecce gjen trajnerin e ri, ja kush do jetë në krye të Ramadanit dhe Berishës
Klubi i Lecce-s zyrtarizoi këtë të hënë trajnerin që d...

Kombëtarja U-21 e Shqipërisë nis këtë të hënë grumbullimin për dy ndeshjet miqësore ndaj Moldavisë.
Duke folur për mediet në lidhje me këto sfida, trajneri Alban Bushi, deklaroi si fillim se miqësoret e ndihmojnë shumë stafin që të shikojë gjendjen e ekipit, por edhe që të provojë emrat e rinj që janë bashkuar me U-21.
Çfarë presim nga miqësoret me Moldavinë?
“Testet miqësore i shërbejnë shumë stafit për të parë gjendjen e lojtarëve dhe grupin. Është një grup thuajse 80-90% i ri dhe nuk është se i njohim mirë. Moldavia është një ekip me të cilin mund të bëjmë një skemë ndryshe për të parë çfarë lojtarësh kemi në ekip.”
Emrat e rinj, çfarë prisni nga ta?
“Unë mendoj që është një grup interesant, ka lojtarë cilësorë. Nuk është se është një nga grupet më të mira që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, por duhet t’i shohim. Kemi lojtarë të rinj, që nuk luajnë në nivele shumë të larta, por janë në ekipe me emër dhe besoj do bëjnë mirë. Disa lojtarë që bashkohen për herë të parë me Shqipërisë, si shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, por edhe të Kosovës, më bëhet qejfi që zgjodhën Shqipërinë dhe besoj do bëjmë mirë.”
Besar Gudjufi edhe në listën e Maqedonisë, çfarë po ndodh?
“Kam kohë që flas me të dhe me prindërit e tij. Besari ka zgjedhur Shqipërinë dhe për pak orë do jetë në hotel. Është një lojtar që na duhet, është shumë i fortë dhe i shpejtë dhe jam i gëzuar që ai na zgjodhi ne.”
Si është ky brez nga ai brez që e mbylli etapën me U-21?
“Brezi që e mbylli etapën ka qenë nga më të mirët, për aq kohë që unë kam qenë në krye të skuadrës U-21, jo më kot janë shumë lojtarë te skuadra e parë e Shqipërisë. Datëlindja 2004-2005 nuk mendoj se janë një brez i artë, por besoj se do të përmirësohen dhe se do të bëjmë një ekip shumë të fortë dhe shumë të mirë. Nga mesfusha e lart jemi shumë të fortë, kemi pak probleme në mbrojtje, edhe në portë jemi mirë, por besoj se edhe në mbrojtje do bëjmë mirë dhe aty, duke skautuar më shumë. Ne si shqiptar dhe e gjithë bota i orientojmë fëmijët në mesfushë e lart pas shembujve Ronaldo e Messi, besoj se do duhet të bëjmë punë në mbrojtje.”
Refuzime nga ndonjë lojtar dhe a ndikon fakti që EURO 2027 i kësaj grupmoshe mund të mbahet në Shqipëri për të afruar emra të rinj?
“Mendoj që EURO 2027 mund të ndikojë është gjëja më e bukur për një lojtar të kësaj grupmoshe të luajnë në një Europian. Kjo është pozitive, nëse na pëlqen ndonjë lojtar ne gjithmonë mundohemi ta afrojmë. Niveli i U-21 është rritur shumë. Unë kam shumë vite këtu dhe bëhet fjalë për një nivel shumë të lartë dhe duhet të bëjmë një ekip shumë të fortë, por duhet të punojmë shumë fortë që të bëjmë një ekip vërtetë të fortë."
Kombëtarja U-21 e Shqipërisë do të përballet me Moldavinë më 15 dhe 18 nëntor, në dy takime miqësore, që do luhen në stadiumin e Vorës në orën 14:00./CNA
Klubi i Lecce-s zyrtarizoi këtë të hënë trajnerin që d...
Portieri Thomas Strakosha doli në konferencë për mediet kë...
Kombëtarja shqiptare e futbollit nisi këtë të hënë gru...
Inter-Napoli u ndanë me barazimin 1-1 të dielën në mbr...
Përfaqësuesja e Kosovës do të nisë këtë të hënë grumbu...
Me përfundimin e javës së 13-të të Kategorisë Superiore tr...
Sportingu i Lisbonës mori një fitore bindëse në transf...
Java e 13-të e Kategorisë Superiore uli siparin me nde...
Dardan Vuthaj e ka mbyllur përfundimisht me Egnatian dhe d...
Nuk prodhoi fitues supersfida mes Interit dhe Napolit, e c...
Ivan Balliu duket se do të vazhdojë karrierën e tij te Val...
Serie A e këtij sezoni duket shumë e luftuar. Këtë e konfi...
Trajneri i Bylisit, Nevil Dede, u shfaq i zhgënjyer me sku...
Nuk prodhoi fitues derbi i Londrës mes Chelsea dhe Arsenal...
Ndryshimi i trajnerit ka dhënë efekt te Tirana. Gugash Mag...
Roma njoftoi këtë të diel shkarkimin e trajnerit Ivan Juri...
Tirana e ka mbyllur në avantazh minimal pjesën e parë ndaj...
Roma sapo ka shkarkuar trajnerin Ivan Juric. Humbja 2...
Cristian Shpendi nuk ndalet së shënuari në Serie B në Ital...
Tre ndeshjet e Premier League, të vlefshme për javën e 11-...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...