web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bayerni e nis me barazim vitin 2023, ndalet ndaj Leipzig

20 Janar 2023, 22:53, Sport CNA

Bayerni e nis me barazim vitin 2023, ndalet ndaj Leipzig

Bayerni nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e parë për vitin 2023 kundër Leipzig në transfertë.  Skuadra e Nagelsmann në fakt do të zhbllokonte sfidën në fundin e pjesës së parë. Eric Choupo-Moting bën gjithçka mirë në zonë, pas një asisti që mori nga Gnabry.

Kundërpërgjigja do të vinte menjëherë në fillimin e pjesës së dytë nga vendasit. Marcel Halstenberg dërgoi topin në rrjetë në minutën e 52-të. Edhe pse koha ishte mëse e mjaftueshme për Bayernin, kampionët e Gjermanisë nuk mundën të shënonin një tjetër gol.

Bayerni mbetet ende në krye me 35 pikë, 5 më shumë se Freiburg dhe 6 më shumë se Leipzig. 





Lajmet e fundit nga