web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tirana pret përgjigje, Abazaj shfaqet me Osmanin dhe mbrojtësin e kombëtares shqiptare

20 Janar 2023, 16:42, Sport CNA

Tirana pret Kristal Abazajn dhe kontaktet mes palëve janë të vazhdueshme, me shpresën e bardhebluve se shumë shpejt do të gjejnë gjuhën e përbashkët me futbollistin ofensiv i cili pritet të përforcojë repartin e avancuar të kampionëve në fuqi.

Konfirmimin e negociatave e dha vetë trajneri Shehi, ndërsa tani lojtari është shfaqur në një tjetër takim me drejtues bardheblu, dhe jo vetëm ai. Ka qenë mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Albi Doka, ai që ka dhënë “provën” e radhës të takimit të Abazajt me drejtorin sportiv të bardhebluve, Tefik Osmani.

Mbrojtësi ka postuar një foto me të dy në kafene, në një takim që përveç miqësisë mes tyre, padyshim ka si pjesë të diskutimit edhe të ardhmen e merkatos në klubin bardheblu.

Tirana pret përgjigje, Abazaj shfaqet me Osmanin dhe mbrojtësin e





Lajmet e fundit nga