Milani “piketon” mbrojtësin e rivalëve, Tare përgatit sulmin
Milani vijon kërkimet për një mbrojtës qendre për të plotë...

Jasir Asani ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra. Ndeshja ishte e vlefshme për raundin e gjashtë dhe të fundit të Grupit A në Champions-in e dytë aziatik, një përballje vendimtare për fatin e kualifikimit në fazën pasuese të kompeticionit.
Para kësaj sfide, situata në grup ishte e qartë për skuadrën iraniane. Esteghlalit i duhej vetëm fitorja për të siguruar vendin e dytë dhe për të kaluar më tej, ndërsa çdo rezultat tjetër do ta linte jashtë.
Skuadra arriti ta menaxhojë ndeshjen dhe të marrë tre pikët e nevojshme, duke e mbyllur grupin me 8 pikë, një më shumë se Al Muharra, që u rendit pas saj.
Goli që vulosi përfundimisht fatin e takimit erdhi në minutën e 87-të dhe mban firmën e Jasir Asanit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi pas një gjuajtjeje të saktë nga jashtë zone, duke shënuar golin e tretë për Esteghlal dhe duke mbyllur çdo diskutim për rezultatin final. Ky ishte realizimi i dytë i Asanit në këtë edicion të Champions-it 2 aziatik.
Paraqitja e tij u vlerësua pozitivisht edhe nga statistikat individuale. Sipas platformës “SofaSkor”, Asani mori notën 7.6, duke qenë mes lojtarëve më të vlerësuar në fushë për këtë përballje.
Kontributi i tij u konsiderua i rëndësishëm si në fazën sulmuese, ashtu edhe në menaxhimin e lojës në minutat vendimtare.
Pas gjashtë ndeshjesh të zhvilluara në grup, Esteghlal përfundon fazën e grupeve me 8 pikë, duke siguruar kualifikimin si skuadra e dytë e Grupit A.
Në planin individual, Asani po kalon një sezon pozitiv edhe në kampionat, ku ka shënuar gjashtë gola në 12 ndeshje të luajtura deri tani.
Sulmuesi 30-vjeçar është pjesë e klubit iranian që nga muaji gusht dhe, që prej afrimit të tij, ka dhënë një kontribut të qëndrueshëm në të dyja kompeticionet, kampionat dhe arenë ndërkombëtare.
Milani vijon kërkimet për një mbrojtës qendre për të plotë...
Është mbyllur java e 18-të dhe e fundit për këtë vit në Su...
Elbasani dhe Tirana u ndanë në barazim 1-1 në ndeshjen e j...
Vllaznia u rikthye te fitorja në Superiore, duke mposhtur ...
Një episod kaotik u regjistrua në ndeshjen mes Elbasanit d...
Pisa po përgatit një ndryshim në pankinë, me Davide Ancelo...
Te Napoli është rikthyer qetësia dhe presidenti Aurelio De...
Pas përfundimit të javës së 17-të të Kategorisë së Parë, t...
Vora triumfoi me rezultatin 4-1 ndaj Bylisit në ndeshjen e...
Vora e mbylli pjesën e parë në epërsi 2-0 ndaj Bylisit në ...
Roma ka nisur herët lëvizjet në merkato, duke siguruar për...
Egnatia fitoi 0-1 ndaj Teutës në ndeshjen e javës së 18-të...
Dinamo fitoi 3-1 ndaj Partizanit në derbin e kryeqytetit, ...
Te Milani kanë nisur lëvizjet në sulm, ndërsa është afruar...
Lazio ka marrë dritën jeshile për të operuar normalisht në...
Harry Kane po zhvillon një nga sezonet më produktive të ka...
Ka përfunduar sot java e 17-të dhe e fundit për këtë vit n...
Burreli fitoi 0-1 ndaj Korabit në transfertë, në ndeshjen ...
Viti 2025 për futbollin shqiptar do të mbyllet me finalen ...
Ish-futbollisti i Skënderbeut dhe trajneri aktual i Strugë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...