VIDEO/ Dopietë në pjesën e parë, Daku shpërthen në lot
Mirlind Daku duket në formë të shkëlqyer para grumbullimit...

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, doli në konferencën për mediat nga “Shtëpia e Futbollit”, pas publikimit të listës me 23 lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës.
Tekniku kuqezi i konsideroi këto dy miqësore shumë të vlefshme dhe të rëndësishme, teksa foli edhe për listën e lojtarëve të grumbulluar, si dhe dy risitë e ardhura zinxhir nga ekipet Kombëtare të moshave, Adi Kurti dhe Alain Taho.
Në fund, Alban Bushi ftoi të gjithë tifozët për të mbështetur Kombëtaren U-21 në stadiumin “Elbasan Arena” për ndeshjen ndaj Gjermanisë, që do të luhet më 5 shtator, në orën 18:00.
Më poshtë konferenca e plotë e trajnerit Alban Bushi:
Dy risitë në listë? – Kemi dy sfida shumë të rëndësishme, i konsideroj tepër të mëdha dhe me përgjegjësi, siç është Gjermania dhe Zvicra. Duhet të luajmë një futboll të bukur dhe rezultativ përpara publikut tonë në “Elbasan Arena”, gjithashtu edhe në ndeshjen me Zvicrën.
Gjermania është nënkampione e Europës. E dimë forcën e tyre dhe emrin e madh që ata kanë. Por ne, si gjithmonë, do të futemi për fitore. Kemi pasur dy teste miqësore të kaluara, si me Hungarinë dhe Turqinë, që jam i kënaqur nga të dyja ndeshjet. Me Hungarinë fituam dhe me Turqinë humbëm, por ekipi tregoi shumë karakter në fushë dhe shumë shpresa për të ardhmen. Është një grup i ri, kemi bërë pak ndeshje miqësore me njëri-tjetrin, por dukemi shumë të fortë. Nga dita në ditë po rriten.
Për sa i përket Kurtit dhe Tahos, kanë qenë pjesë e moshave të ekipeve kombëtare. Ne kemi nevojë për mbrojtës dhe portier. Mendoj që të dy janë lojtarë që do të jenë pjesë edhe e Kombëtares A mbase në të ardhmen, sepse kanë shumë potencial. Për momentin i kemi afruar për t’i parë më nga afër, meqë janë edhe miqësore. Ta dimë edhe më mirë potencialin e tyre. Mendoj se janë dy lojtarë shumë premtues.
6 lojtarë nga Kategoria e Parë dhe “Abissnet Superiore”? – Mendoj që kemi bërë maksimumin për sa u përket lojtarëve nga kampionati shqiptar. Nuk është se ka shumë. Këta të 6, mendoj, janë cilësorë dhe janë në formë, kanë minuta në këmbë, janë titullarë në ekipet e tyre. Mendoj se do të na ndihmojnë në këto dy ndeshje. Lojtarë që kanë qenë edhe më përpara, siç është Gudjufi. Ka qenë vjet, por nuk ka pasur shumë minuta. Tani ka filluar të luajë te Partizani, kam shumë besim te ai. Ndeshjen e fundit me Vorën e pashë live dhe m’u duk shumë në formë.
Gjermania dhe Zvicra, si i shikoni si kundërshtarë? A e mbani mend fitoren e fundit kundër Zvicrës me përmbysje? – Me Gjermaninë është një sfidë e rëndësishme, që është me përgjegjësi të madhe. Kam besim te ekipi dhe që do të fitojmë këtë ndeshje, sepse luajmë në shtëpinë tonë. Duhet ta kënaqim ekipin me lojë dhe rezultat. Jemi ekip i ri, por kemi shumë besim. Kemi krijuar një grup shumë të fortë. Gjermania është ekip i fortë, por mund të themi që është e fortë në letër. Në fushë nuk kemi zbritur akoma. Do të luftojmë shumë deri në fund të të dyja ndeshjeve. Me Zvicrën na ka lënë një shije të mirë fitorja e fundit. Nuk e kemi frikë aspak. I kemi mundur. Duhet të bëjmë maksimumin në të dyja ndeshjet, përsa i përket strategjisë dhe lojës taktike që ne kemi vendosur të bëjmë me lojtarët. Grupi ka lojtarë që janë për ekipin, sakrifikojnë, që luajnë me pasion dhe dëshirë, luajnë për fanellën. Kjo është më e rëndësishme se talenti individual që mund të kemi.
Keni pasur në mendje ndonjë emër të ri për ta grumbulluar me Kombëtaren U-21? – Kemi dy – tre lojtarë që po i presim akoma. Janë shqiptarë të Kosovës dhe të Maqedonisë, gjithashtu jemi në pritje të lojtarëve që janë cilësorë dhe kanë potencial. Po presim akoma për t’i marrë. Përsa i përket lojtarëve këtu, kemi lënë disa jashtë sepse nuk kanë qenë në formën optimale. Kevin Dodaj është i dëmtuar, ndërsa Daka i Vorës nuk ka marrë shumë minuta te Vora dhe për momentin nuk është i grumbulluar. Por, patjetër që është një lojtar që mund të na ndihmojë në të ardhmen.
Sa të vlefshme janë ndeshjet miqësore që po zhvilloni në kuadër të Kampionatit Europian U-21 2027? – Këto ndeshje janë shumë të rëndësishme. Është një privilegj i madh të luash me këto lloj ekipesh, sidomos në ndeshje miqësore. Për ne nuk ka miqësore, sepse miqësoret bëhen në kuadër të Kampionatit Europian, por edhe emra si Gjermania dhe Zvicra të bëjnë t’i vlerësosh maksimalisht, pavarësisht se e njëjta gjë do të vlente edhe nëse do të luanim ndaj San Marinos. Por janë ekipe me të cilat mund të tregosh veten ku je dhe unë kam besim që do ta tregojmë veten shumë mirë në këto dy ndeshje. Janë ekipe të nivelit me të cilat do të ndeshemi gjatë Kampionatit Europian dhe na bëjnë mirë, pasi mësohesh duke u ndeshur me këta kundërshtarë. Të bëhet rutinë të përballesh me ekipe të forta. Shqipëria nuk ka pasur gjithmonë miqësore të forta, zakonisht kanë qenë të nivelit mesatar. Mendoj që këto dy miqësore na bëjnë mirë nga çdo aspekt.
Keni një mesazh për tifozët për ndeshjen ndaj Gjermanisë në “Elbasan Arena”? – Patjetër që po. Sa herë luajmë në Elbasan, tifozë kemi pasur shumë. Unë e kuptoj që janë ndeshje miqësore dhe është ekipi U-21, por duhet përkrahur akoma më shumë. Elbasani na ka përkrahur gjithmonë. Mendoj se me Gjermaninë stadiumi do të jetë plot, sepse është një kundërshtar i fortë, por edhe ne jemi të fortë dhe do të jetë një ndeshje e bukur. Ne duam t’i kënaqim ata, si me lojë, ashtu edhe me rezultat.
Mirlind Daku duket në formë të shkëlqyer para grumbullimit...
Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka shpallur listë...
Massimiliano Allegri arriti fitoren e parë që prej rikthim...
Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën e fut...
Tefik Osmani është emëruar drejtor i ri i Departamentit të...
Edon Zhegrova është bërë një nga emrat më të përfolur të m...
Drita dhe Shkëndija kanë mësuar këtë të premte, kundërshta...
Dinamo u eliminua nga Conference League, pas humbjes me re...
Një tjetër largim te Manchester United. Pas humbjes në fin...
Dy nga klubet më të mëdha të Turqisë kanë shkarkuar trajne...
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, doli sot para mediave për...
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, foli për listën e publiku...
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, doli sot para mediave për...
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka shpallur lis...
Departamenti i Garave në FSHF njofton se ndeshjet e progra...
Rrugëtimi europian i Dinamos është mbyllur në fazën “play ...
Për herë të parë në histori, dy skuadra shqiptare do të lu...
Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit...
Shorti i Champions League, ka vendosur përballje interesan...
Është hedhur shorti i Champions League, për sezonin 2025-2...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...