LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afrikani që po shkëlqen te Skënderbeu: Gvozdenoviç na ka transformuar

1 Shkurt 2023, 11:36, Sport CNA
Afrikani që po shkëlqen te Skënderbeu: Gvozdenoviç na ka

Skënderbeu e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme fazën e parë. Jo vetëm që renditen të tretët, por tashmë janë – 4 pikë larg kreut. Që prej momentit që klubi mori serbin në stol, korçarët u transformuan. Dhe këtë e thonë më së miri shifrat. Nga 12 pikë të mundeshe në katër ndeshjet e fundit, ka marrë 10 (mes tri fitoresh dhe një barazimi).

Forcën e Skënderbeut në formatin “Gvozdenoviç”, e vlerëson Sumaila Abubakar. Autori i golit të parë, në ndeshjen e fituar kundër Lushnjës, tregon për “Panorama Sport” si ka ndryshuar ekipi me trajnerin e ri dhe merkaton e janarit. “Besoj se kemi bërë mirë, sidomos në ndeshjet e fundit. Vendi i tretë është më se i merituar për ne. A mund të bënim më mirë? Normalisht që po. Kemi shpërdoruar disa ndeshje për shkak se nuk mund të finalizonim si duhet, apo nuk kishim përqendrimin e duhur për të bërë maksimumin.

Por nëse shohim se si ka ndryshuar ekipi, sidomos në ndeshjet e fundit, e them i bindur se jemi në rrugën e duhur. Ajo që unë vlerësoj më shumë, është fakti se si ka ndryshuar ekipi në kohën kur Gvozdenoviç është në krye si trajner. Jemi më sulmues dhe kemi shumë herë më shumë besim te vetja për të marrë maksimumin në çdo takim. Një ekip ofensiv është i përshtatshëm për ne sulmuesit dhe kjo na bën mirë”, theksoi fillimisht Abubakar.

Ganezi u ndal edhe te goli i shënuar ndaj Lushnjës dhe te ndryshimi i ekipit si pasojë e merkatos. “Goli ndaj Lushnjës ishte i rëndësishëm për mua pasi më ka munguar. Kam shpërdoruar shumë dhe e doja një gol që të më zhbllokonte. Tani shpresoj të vazhdoj kështu. Ekipin po e shoh më të kompletuar pas këtyre afrimeve të fundit. Jemi plotësuar në mesin e fushës, atje ku kishim më shumë nevojë dhe kjo do të na japë dorë për vijimin e kampionatit.

Objektivat tanë janë të qartë dhe duhet të vijojmë me këto ritme”, përfundoi sulmuesi i bardhekuqve. Skënderbeu e ka fokusin te ndeshja e parë e fazës së dytë me Tërbunin, ndonëse në mesjavë ka për të luajtur takimin e kthimit në Kupë kundër Egnatias. Korçarët nuk duan që të shpërndahen me objektivat, ndaj janë me “sy” vetë nga kampionati, atje ku kërkojnë ngjitjen direkt në Kategorinë Superiore.

Lajmet e fundit nga