LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U afrua me bujë, Kristal Abazaj trondit Tiranën

31 Janar 2023, 19:08, Sport CNA
U afrua me bujë, Kristal Abazaj trondit Tiranën

Kanë mjaftuar vetëm 23 minuta lojë dhe Tirana ka marrë lajmin e papritur. Kristal Abazaj është dëmtuar rëndë. Sulmuesi i njohur, i afruar me bujë në këtë merkato dimri, ka tronditur klubin kampion.

Siç raporton Supersport, ai ka udhëtuar drejt Kroacisë për të marrë një mjekim më të specializuar. Mësohet se Abazaj ka çarë menisk dhe ende nuk dihet se kur mund të jetë i gatshëm për t’u kthyer në fushë.

Nëse ekzaminimet e specializuara do të tregojnë këtë shkallë dëmtimi, minimalisht anësori i linjës ofensive do të mungojë për 1 muaj. Një lajm i keq ky për stafin teknik që duhet tashmë të mendojë për zëvendësuesin e tij.

Lajmet e fundit nga