web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E bujshme/ Rei Manaj mbyll aventurën në Angli, gati rikthimi në Serinë A

31 Janar 2023, 11:16, Sport CNA

E bujshme/ Rei Manaj mbyll aventurën në Angli, gati rikthimi në

Rei Manaj mund të largohet nga Uotfordi pa mbushur ende sezonin e parë në Angli, pasi klubet nga Spanja, Italia dhe Turqia po ndjekin sulmuesin.

25-vjeçari iu bashkua Uotfordit vetëm në verë, në një marrëveshje me Barcelonën, por mund të thuhet se gjërat nuk kanë shkuar saktësisht sipas planit për lojtarin. Problemet me dëmtimet nënkuptojnë se Manaj është kufizuar në vetëm gjashtë paraqitje deri më tani në kampionat, gjatë së cilës periudhë ai ka arritur vetëm një gol.

Dhe me trajnerin Slaven Biliç, i cili tashmë ka një repart të ngjeshur, Manaj duhet të luftojë shumë për të kapur minuta.

Prandaj një lëvizje mund të vijë sot, teksa “The Athletic” zbuloi se përfaqësuesit e lojtarit janë në diskutime me klube nga Italia, Spanja dhe Turqia për një ndryshim të mundshëm.

Nëse Manaj do të shkojë në Turqi, do të ketë kohë deri më 8 shkurt për të përfunduar një transferim, pasi në atë datë është afati i tyre, ndërsa Italia dhe Spanja janë deri sot në mbrëmje.

Jo vetëm Florian Thauvin, por merkatoja e Udinezes mund të mbyllet me ardhjen e Rei Manajt. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është duke u larguar nga Uatfordi dhe mund të kthehet sërish në Serinë A, por këtë radhë tek Udineze, në rast të lamtumirës së Nestorovskit që kërkohet nga Sampdoria.

 





Lajmet e fundit nga