Sot, Shqipëri-Serbi! Luhet vetëm për fitore
Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë një nga ndeshjet më t...

Kombëtarja shqiptare është gati për ndeshjen kundër Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës, e cila do të zhvillohet të shtunën në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Kjo sfidë konsiderohet me rëndësi të madhe për ecurinë në grup dhe për objektivin e Shqipërisë për t’u kualifikuar në fazën finale të turneut.
Trajneri Silvinjo ka punuar me grupin e lojtarëve përgjatë javës, duke testuar disa variante në formacion dhe duke analizuar mundësitë që i ofron çdo lojtar në pozicionet kyçe. Deri në këtë fazë, disa emra janë pothuajse të konfirmuar në formacionin startues, ndërsa për disa pozicione dilemat mbeten ende të hapura.
Në portë pritet të jetë Thomas Strakosha, i cili ka fituar besimin e plotë të stafit. Në mbrojtje, kapiteni Berat Gjimshiti dhe MarioMitaj janë të konfirmuar, përkatësisht në qendër dhe në krahun e majtë. Në të djathtë, Elseid Hysaj duket më pranë formacionit krahasuar me Ivan Balliun, ndonëse vendimi përfundimtar do të merret para ndeshjes. Në qendër të mbrojtjes, përkrah Gjimshitit, janë tre kandidatë për një vend: Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Ardian Ismajli.

Në mesfushë, dy pozicione janë të rezervuara për KristjanAsllanin dhe Ylber Ramadani, që pritet të jenë titullarë në bazë të paraqitjeve të tyre të qëndrueshme në ndeshjet e fundit. Për rolin e tretë në këtë repart, më i favorizuar është Qazim Laçi, i cili ofron intensitet dhe mbulim në zona të ndryshme të fushës, ndonëse nuk ka shumë lartësi fizike.
Sa i takon krahëve, në të majtë Arbër Hoxha dhe Nedim Bajrami janë në garë për një vend në formacion. Në të djathtë, JasirAsani ruan statusin e tij si zgjedhja e parë për shkak të kontributit të tij ofensiv dhe aftësive individuale. Për pozicionin e sulmuesit të vetëm, Armando Broja është kandidati kryesor për të filluar ndeshjen si titullar. Ai ka treguar formë të mirë dhe është përshtatur me kërkesat taktike të Silvinjos. Rei Manaj, i cili është rikuperuar pas një gjendjeje gripale, do të jetë i gatshëm në stol dhe mund të aktivizohet gjatë ndeshjes.
Përveç aspektit sportiv, për këtë ndeshje janë marrë masa të forta sigurie për shkak të ndjeshmërisë së sfidës dhe historikut të përballjeve mes dy kombëtareve. Rreth 2 mijë forca sigurie janë angazhuar, përfshirë njësi të specializuara dhe struktura të antiterrorit. Autoritetet kanë kërkuar bashkëpunim nga tifozët dhe një sjellje korrekte në përputhje me standardet e FIFA-s dhe UEFA-s.
Trajneri Silvinjo dhe skuadra do të kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv që do t’i mbajë gjallë shpresat për kualifikim në Kupën e Botës.
Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë një nga ndeshjet më t...
Janë mbyllur gjashtë ndeshjet vlefshme për kualifikuese...
Kosova ka fituar me 5-2 përmbysje ndaj Armenisë në një nde...
Kombëtarja shqiptare e minifutbollit “Socca 6×6” ka arritu...
Berat Gjimshiti, foli në komferencë për shtyp, në prag ...
Shqipëria do të përballet me Serbinë, në ndeshjen e vlefsh...
Trajneri Silvinjo vlerësoi Serbinë, në prag të përballjes ...
Berat Gjimshiti foli në konferencë për shtyp, në prag të n...
Cristian Chivu është trajneri i ri i Interit, me një kontr...
Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, vlerësoi maksimalish...
Shqipëria është gati për ndeshjen kualifikuese të Kupës së...
Atalanta ka emëruar trajnerin e ri pas largimit të Gian Pi...
E ardhmja e Mike Maignan te Milan duket gjithnjë e më e pa...
Vllaznia ka bërë dy afrimet e radhës në merkato. Bëhet fja...
Kombëtarja serbe e futbollit ka mbërritur në Tiranë për nd...
Në prag të ndeshjes Shqipëri–Serbi, protagonisti i sfi...
Cristian Chivu mund të quhet trajner i Interit. Zikaltërit...
Pas daljeve të fundit mediatike të Selami Jenishehrit, i c...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka...
Portugalia siguroi kualifikimin në finalen e Ligës së Komb...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...