Shtyhet seanca në GJKKO/ Erion Veliaj mbetet në burg
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...

Qyteti i Korçës është tronditur nga ngjarjet e rënda në më pak se 24 orë, ku tre shtetase i kanë dhënë fund jetës tragjikisht. Në një prononcim për mediat, mjekja psikiatre Nikolina Bode shprehet e shqetësuar për çfarë ka ndodhur, pasi të treja rastet janë të panjohura për Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor. Sipas saj, fakti që këto ngjarje kanë ndodhur njëra pas tjetrës është mjaft shqetësuese, aq sa është i rrezikshëm edhe publikimi mediatik i këtyre rasteve.
“Është seksi femër, një herë për shkak të ngarkesave që ka në familjen shqiptare, faktori social, ekonomik, suporti, ana psikologjike, sëmundjet organike, dhe shumë faktorë të tjerë. Ajo që më shqetëson më shumë janë të tre rastet të panjohura, të paidentifikuara nga shërbimi ynë. Pra, problemi ka qenë prezent, prej sa kohësh ne nuk e dimë, dhe nuk është marrë ndihma nga shërbimi i specializuar. Fakti që këto ngjarje kanë ndodhur shumë shpejt njëra pas tjetrës, është i rrezikshëm publikimi mediatik dhe në rrjete sociale i këtij fenomeni, sepse rrit personat e riskut në tentativë, pra mendimin e bëjnë veprim. Shumë e rëndësishme është kërkimi i ndihmës në kohë, atje ka patur probleme dhe faktorë për sëmundje depresive, më i shpeshtë në seksin femër. Faktorët ndryshojnë sipas grupmoshave. Në moshat e treta problemi më i madh është vetmia, largimi i fëmijëve dhe personave të afërt, sëmundjet organike, rënia e energjisë shtohet dhe mungesa e suportit ndikon për të dalë nga kjo gjendje. Duhet të kërkojmë ndihmë në kohë sepse kur problemi rritet ne nuk kemi fuqinë psikologjike për ta kaluar, këtu duhet suporti familjar."
Suporti familjar nuk duhet vetëm nga familja por edhe nga mjekët e familjes për ti drejtuar drejt specialistëve për të marrë shërbimin e duhur.Ndërsa të rinjtë që kryejnë këto akte lidhen me problemet e papunësisë, ato familjare, sociale, ekonomike.
"Ne kemi çdo javë kartelizime të reja, që do të thotë se problematikat e shëndetit mendor janë në rritje. Kemi rritje të problematikave në moshën e re, në adoleshentët dhe fëmijët, por edhe në moshën e tretë që është numër në rritje. Sot ne kemi më shumë të moshuar të vetmuar dhe kjo rëndon anën psikologjike të tyre dhe anën sociale për të përballuar jetesën. Sinjale të hershme sigurisht që ka dhe këto janë individuale. Mund të fillojnë me problemet e pagjumësisë, prishjen e funksionimit të rutinës së përditshme, lenë shkollën, lenë punën, për moshën e tretë nuk kryejnë dot pazaret, punët e shtëpisë, apo kujdesin për veten. Gjithashtu kanë rënie humori, apati, rënie vetëvlerësimi, mungesë energjie, mendimet negative, ccregullimet e ankthit, të gjitha janë sinjalet e para që mund të rëndohen ditë pas dite dhe të ccojnë në sëmundje madhore, në depresion apo akti ekstrem që janë veprimet suicidale,” u shpreh Bode
Mjekja psikiatre tregon se faktorët që ndikojnë në ndërmarrjen e akteve ekstreme të vetëvrasjes janë të ndryshëm sipas grupmoshave. Problemi më i madh në moshat e treta mbetet vetmia, largimi i fëmijëve, si edhe mungesa e mbështetjes nga familjarët. Ndërsa në të rinjtë ndikon papunësia, si edhe problemet familjare e sociale.Situata mbetet alarmante në qarkun e Korçës sa i përket rasteve të reja të kartelizimeve, pasi shihet një rritje e lartë e numrit të personave që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor, kryesisht moshat e treta por edhe adoleshentë e të rinj. Bode thotë se janë një sërë sinjalesh të hershme në të cilat familjarët mund të dallojnë personat e tjerë që kanë filluar të kenë shqetesime të shëndetit mendor, duke filluar nga rënia e vetëvlerësimit, problemet e pagjumësisë, çregullimet e ankthit apo edhe mendimet negative që shprehin.
Apeli i vetëm i mjekes është për familjarët, shoqërinë, si edhe fqinjët në rastet kur janë afër banesave të moshave të treta të cilët jetojnë të vetëm, për të lajmëruar mjekët specialistë nëse shohin të tilla çrregullime të shëndetit mendor, në mënyrë që të merren masa urgjente dhe të mos ketë raste të tjera të akteve ekstreme të vetëvrasjes./CNA
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masav...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masa...
Të dhënat e Censit 2023 referuan se në të gjithë vendi...
Në vitin 2023, Censi i popullsisë dhe banesave gjeti m...
Ditën e sotme do të ketë reshje shiu të cilat do të jenë p...
Vendi ynë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike...
Në Shqipëri regjistrohen rreth 140 mijë persona me aftësi ...
Pasditen e kësaj të diele është hapur aksi I rri rrugo...
Kjo e diel pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferik...
Në Shqipëri rreth 6 mijë raste të reja identifikohe...
Këshilli Bashkiak ka rrëzuar propozimin e Shoqërisë Ra...
Shpopullimi i vendit për shkak të emigrimit masiv, por...
Popullsia e vendit ra me 420 mijë persona ndërmjet cen...
Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosfer...
Këtë të premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve ...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushte...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kush...
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë me dije se nga...
Edhe këtë të martë, kushtet atmosferike do të jenë të ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...