Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e sotme
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqën...
Rruga pa shpronësim në Gurras-Tushemisht/ Banorët: 120 familje mbeten pa tokë, punimet nisën pa paralajmërim.
Një rrugë e re që lidh fshatin Gurras me Tushemishtin, në njësinë administrative të Buçimasit, po kthehet në shqetësim për dhjetëra familje të zonës. Banorët thonë se projekti ka zënë tokat e tyre bujqësore, por për këtë nuk është bërë asnjë njoftim zyrtar apo procedurë shpronësimi.
Sipas tyre, rreth 120 familje janë prekur nga punimet, ndërsa në disa raste rruga ka kaluar drejtpërdrejt në pronat që kanë certifikata të rregullta pronësie. Banorët u shprehën se janë njoftuar për rrugën vetëm pasi punimet kishin nisur, ndërsa mjetet e rënda kanë hyrë në tokat e tyre bujqësore pa paralajmërim. Fatbardha Cake tregon se toka ku kishte planifikuar të mbillte arra është zënë nga traseja e rrugës. Sipas saj, megjithëse kanë kërkuar sqarime në bashki, nuk kanë marrë asnjë përgjigje prej muajsh dhe nuk është bërë asnjë vlerësim për kompensim.
“Po protestojmë për problemin e tokës, më kanë zënë sipërfaqen. Erdhëm me burrin për ta mbjellë arën, kur na thonë që këtu është për rrugë. Eskavatori punonte, na tha kemi urdhër nga bashkia. Shkuam në bashki, na thanë që do na japin letrat për 10-15 ditë. Po bën 6 muaj kjo situatë. Kërkojmë shpronësimin e tokës dhe vlerësimin. Asnjë lajmërim, asgjë nuk na kanë bërë. Rruga e re po bëhet në dynymin tim. Rruga aktualisht është në tokën time. Rruga ka filluar në 20 maj, ne kemi certifikatë të rregullt”,-tha Cake.

Edhe banorë të tjerë shprehen se kanë humbur pjesë të konsiderueshme të tokës, ndërsa nuk janë pajisur me asnjë dokument që të tregojë sa sipërfaqe u është zënë dhe me çfarë vlere do të kompensohen. Ata thonë se punimet po shkojnë drejt përfundimit, ndërsa askush nuk u ka dhënë sqarime ligjore.
“Jam banore e fshatit Zagorçan. Siç u hap rruga, më kanë zënë 500 metër. S’kemi asnjë njoftim nga bashkia, as vlerësim me çmim të arsyeshëm. S’na kanë ardhur fare kartat se sa na kanë zënë sipërfaqe. Te bashkia kemi vajtur dhe jemi interesuar. Po vjen fundi që do mbyllet rruga dhe asnjë vlerësim, as karta, asgjë. Kemi hall se mos nuk na e njohin tokën”,-tregoi një banor.
Një tjetër banor rrëfen se jetesa e tij varet vetëm nga toka bujqësore, e cila tashmë është zënë nga rruga. Ai kërkon ndërhyrjen e institucioneve për të marrë dëmshpërblimin që i takon dhe për të mbrojtur të drejtën e pronësisë.
“Unë kam 1 dynym tokë, vetëm me atë mbahem, me tokën. Isha në Greqi, u ktheva dhe sa e mora vesh që kanë marrë tokën, kanë hedhur çakull. Me çfarë do rroj unë? Jam me një dorë, 20 mijë asistencë marr. Kërkoj të drejtën time, s’na kanë pyetur fare. I kam të gjitha me certifikata. Kërkojmë të drejtat tona, shpronësimin, zgjidhje për të gjithë fshatarët”,-tha një banor.
Banorët i bëjnë thirrje Bashkisë së Pogradecit të ndërhyjë menjëherë, të kryejë evidentimin e sipërfaqeve të zëna dhe vlerësimin për shpronësim, duke paralajmëruar se, në të kundërt, do të vazhdojnë protestat deri në zgjidhjen e problemit./CNA
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqën...
Ndonëse situata është përmirësuar, uji që përmbyti banorët...
Një vendim i fundit i qeverisë i ngarkon kompanitë e trans...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Të diel, 26 tetor, rikthehet ora diellore dhe akrepat e or...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Nga 21 aktivitete ekonomike gjithsej nga bujqësia te tekno...
Ditën e premte vendi parashikohet me vranësira, të cilat g...
Rreth gati 1 vit pas hyrjes në fuqi të zgjerimit të listës...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Sot Shkodra u vesh me ngjyrën rozë. Mes solidaritetit dhe ...
Në kuadër të muajit tetor, i njohur si muaji i ndërgjegjës...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në këtë ‘Tetor Rozë’, Fjona Bashi, një vajzë që ka kaluar ...
Dita e sotme pritet të sjellë kushte të qëndrueshme atmosf...
Ditën e diel vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte...
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Punësimi me pagë në vendin tonë është i lidhur ngushtë me ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...