Priten reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e sotme
Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...

Zyra Vendore Arsimore në Shkodër zhvilloi analizën e saj për vitin 2025. Drejtorja e ZVA-së, Brisela Kadia, deklaroi në këtë analizë se është rritur nota mesatare krahasuar me vitin 2024, ndërsa tha se shkollat private kanë rezultate më të larta se ato publike. Po nga analiza, rezulton se shkollat e qytetit dominojnë krahasuar me fshatrat.
“Në vitin 2025 kemi pasur 156 institucione arsimore, ku bëjnë pjesë parashkollorë dhe shkollat prej të cilave kemi 13,010 nxënësish në institucionet publike dhe 4,981 nxënës në ato jo publike me një total prej 17,991 nxënësish. Objektiv kryesor ka qenë rritja e notës mesatare në provimet e maturës shtetërore. Në 2024 kishim një mesatare prej 7.17 dhe në 2025 shkoi 7.347. Arritjet në arsimin jopublik janë më të larta krahasuar me shkollat publike. Po ashtu edhe shkollat e qytetit kanë rezultate më të larta se ato të njësive administrative”,-tha Kadia.
Një tjetër shifër që kërkon një analizë të thellë është se vetëm 72% e maturantëve i janë drejtuar universitetit, prej të cilëve jo më shumë se 41% kanë zgjedhur Universitetin e Shkodrës dhe pjesa tjetër janë shpërndarë në auditoret e Tiranës, privatit dhe universiteteve jashtë vendit në 8%.
“Nga lëndët me zgjedhje, më të preferuara janë lëndët e ekonomisë me 41.55% e nxënësve, qytetari dhe psikologji 22.09%, biologji 19.97%, hoteleri-turizëm 6.23% dhe fizikë 1.77% e nxënësve. Në të gjitha provimet e lëndëve me zgjedhje kalueshmëria është 100%. Ndërkohë 72% e maturantëve u janë drejtuar universiteteve dhe 28% kanë zgjedhur të jenë në tregun e punës. Nga maturantët që vijuan studimet e larta, 41% zgjodhën Universitetin e Shkodrës 'Luigj Gurakuqi', në Universitetet e Tiranës vijuan 12% e maturantëve, në privat 11% e maturantëve, jashtë vendit 8% e maturantëve”,-u shpreh Kadia.

Gjatë vitit 2025, Shkodra mori 15 medalje ari ku 10 prej tyre i meritoi shkolla “28 Nëntori”.
“Në vitin 2025, ZVA Shkodër ka arritur një rezultat shumë pozitiv sa u përket medaljeve të arta. Kemi marrë 15 medalje të arta prej të cilave 10 i ka shkolla '28 Nëntori’, që vazhdon të jetë gjimnazi që mban numrin më të lartë të medaljeve të arta, por edhe nga viti në vit e ka rritur këtë numër. Tri medalje të arta ka një shkollë private, gjimnazi ‘Oso Kuka’, një medalje të artë dhe një tjetër e ka një shkollë jopublike që bëjnë 15 në total”,-tha drejtuesja e ZVA Shkodër.

Një shqetësim janë klasat kolektive, ku ZVA Shkodër numëron 77 të tilla nga 81 që rezultonin në 2024-ën.
“Kemi pasur një objektiv për të ulur numrin e klasave kolektive dhe nga 81 që kanë qenë në 2025 shkuan në 77 klasa kolektive. Këtu është një sfidë sepse është e vështirë t’u thuash banorëve që fëmijët do të ikin nga kjo zonë në një zonë tjetër për të mësuar, por pavarësisht kësaj ia kemi dalë që ta ulim disi numrin dhe do të vijojmë të përpiqemi”,-tha Kadia.
Gjatë analizës u theksua se shkollat kanë psikologët dhe punonjësit socialë, bashkë me mësuesit, për të minimizuar rastet e bullizmit dhe diskriminimit, si dhe konfliktet mes nxënësve, tema që po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje për shkak të problemeve të shfaqura./CNA
Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Në një kohë kur dikur shqetësoheshim për kohën që kalojnë ...
Për ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Problematikat me ujin vazhdojnë në qytetin e Vlorës, situa...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shkencëtarët në të gjithë botën, përfshirë Zyrën Meteorolo...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ekspertët kanë konstatuar nivele më të larta të mikroplast...
Qeveria ka vendosur të krijojë një shoqëri aksionare me ka...
Organizata Botërore e Shëndetësisë, në raportin e saj më t...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Sot priten kushte të paqëndrueshme atmosferike në territor...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Këtë të enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...