OBSH: Të rriten taksat për pijet me sheqer dhe alkoolin, rrezik sëmundjesh
Organizata Botërore e Shëndetësisë, në raportin e saj më t...

Qeveria ka vendosur të krijojë një shoqëri aksionare me kapital 100 për qind shtetëror për ofrimin e shërbimeve të integruara të sterilizimit në të gjitha spitalet publike të vendit, në një kohë kur kontrata aktuale e sterilizimit me PPP vijon të jetë nën akuza për korrupsion dhe abuzim me fondet publike.
Vendimi për krijimin e “Operatorit të Shërbimeve të integruara të Sterilizimit” SHA, i botuar në Fletoren Zyrtare, parashikon një kapital fillestar prej 200 milionë lekësh nga buxheti i shtetit për vitin 2026 dhe transferimin pa pagesë të aseteve që i kalojnë shtetit pas përfundimit të kontratës koncesionare të nënshkruar në vitin 2015.
Krijimi i një shoqërie aksionare të veçantë për sterilizimin spitalor ka ngritur pikëpyetje serioze mbi arsyen pse një shërbim që historikisht ka qenë pjesë e rutinës bazë të spitaleve po nxirret jashtë tyre dhe po institucionalizohet si entitet më vete. Sterilizimi i instrumenteve kirurgjikale konsiderohet një funksion thelbësor i çdo spitali publik, i lidhur drejtpërdrejt me sigurinë e pacientit dhe praktikën mjekësore të përditshme, dhe për dekada është realizuar nga struktura të brendshme spitalore pa nevojën e një operatori të veçantë juridik.
Në shumicën e vendeve me sisteme të zhvilluara të kujdesit shëndetësor, sterilizimi është pjesë integrale e funksionit të spitalit vetë, dhe jo një shërbim i jashtëm me kontrata koncesionare apo operatorë të veçantë juridikë. Ky proces merret nën përgjegjësinë e Central Sterile Services Department (CSSD), i njohur edhe si Sterile Processing Department, brenda çdo spitali apo qendre shëndetësore. CSSD është një njësi funksionale brenda strukturës spitalore që merret me pastrimin, dezinfektimin, kontrollin, paketimin dhe sterilizimin e instrumenteve të ripërdorshme mjekësore dhe kirurgjikale për përdorim të mëtejshëm në sallat e operacionit apo njësi të tjera klinike. Ky model është përdorur gjerësisht në vende të Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azi-Pacifik, dhe konsiderohet standard ndërkombëtar për sigurimin e sigurisë së pacientit dhe parandalimin e infeksioneve spitalore.
Por qeveria jonë do të aplikojë modele të komplikuara për shërbime dytësore në një kohë që spitale mungojnë barnat dhe terapitë inovative.
Sipas vendimit të fundit të qeverisë Shoqëria e re shtetërore do të marrë përsipër të gjithë zinxhirin e shërbimeve të sterilizimit, nga furnizimi me instrumente kirurgjikale sterile dhe materiale njëpërdorimëshe, deri te menaxhimi i Stacionit Qendror të Sterilizimit në QSUT, trajtimi i mbetjeve spitalore me rrezik biologjik dhe digjitalizimi i procesit. Të gjitha tarifat e këtyre shërbimeve do të arkëtohen nga vetë shoqëria, e cila do të financohet nga të ardhurat e saj dhe burime të tjera të ligjshme, duke ruajtur formalisht karakterin e shërbimit publik.
Mbetet e paqartë nëse ky hap përfaqëson një ndarje reale nga modeli i kritikuar i koncesioneve apo thjesht një riformatim institucional që nuk adreson përgjegjësitë për abuzimet e së shkuarës.
Vendimi mban firmën e kryeministrit Edi Rama dhe ngarkon Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale me zbatimin e tij, ndërsa injektimi i kapitalit fillestar do të kryhet menjëherë pas regjistrimit të shoqërisë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Kontratat e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale dhe të dializës, të dyja të nënshkruara në vitin 2016 me afat dhjetëvjeçar, kanë qenë ndër më të kushtueshmet për buxhetin e shëndetësisë. Afati i tyre përfundon këtë vit.
Kontrata e sterilizimit, në veçanti, është shoqëruar me akuza për fryrje të kostove, pagesa të pajustifikuara dhe procedura të dyshimta prokurimi që kanë përfshirë edhe hetime nga SPAK.
Nga viti 2017 deri në vitin 2026 kosto reale për sterilizimin ka arritur mbi 15,3 miliardë lekë, pra rreth 153 milion euro, ose rreth 53% më shumë sesa ishte parashikuar në kontratën fillestare prej 100 milion eurosh./ Monitor
Organizata Botërore e Shëndetësisë, në raportin e saj më t...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Sot priten kushte të paqëndrueshme atmosferike në territor...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Këtë të enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Vendi ynë pritet të përfshihet nga mot i paqëndrueshëm, me...
Hendeku gjinor i pagave është një fenomen i vëzhguar mirë ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të p...
Ekspertët e shëndetit i kanë bërë thirrje Europës që të fr...
Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të ...
Për ditën e Premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte at...
Fillimi i vitit ka një ndikim të thellë në psikologjinë e ...
Instituti i Gjeoshkencës ka ndarë një parashikim mbi situa...
Këtë të enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Është një e vërtetë universale që jo të gjitha vendet e bo...
Ditën e fundit të këtij viti, vendi ynë do të përjetojë mo...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...