Reshje shiu pothuajse në të gjithë vendin/ Moti për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...

Çështjet e pronave në vendin tonë e rendisin Shqipërinë të dytën pas Portugalisë për problematikën e lartë me titujt e pronësisë dhe proceset e gjata gjyqësore.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2024, Shqipëria ka një indeks prej 0.80 (ku 0 është vlera më e ulët dhe 1 më e larta) për të drejtën e pronës, një nivel që mbetet dukshëm më i ulët se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian, e cila qëndron rreth 0.93.
Indeksi vlerëson forcën dhe sigurinë e sistemit të pronësisë që një vend ofron, që nga mbrojtja ligjore e pronarëve dhe investitorëve, deri te funksionimi i tregut të pronave dhe qartësia e regjistrave publikë.
Në rastin e Shqipërisë, ky rezultat tregon se e drejta e pronës mbetet një nga pikat më të brishta të sistemit ligjor dhe institucional.
Problemet historike me titujt e pronësisë, fragmentimi i regjistrave, proceset e gjata gjyqësore dhe mungesa e transparencës në verifikimin e dokumenteve vazhdojnë të pengojnë krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm për pronën private.
Përpjekjet për digjitalizimin e sistemit kadastral dhe unifikimin e të dhënave përmes Agjencisë Shtetërore të Kadastrës kanë sjellë disa përmirësime, por ritmi i reformës mbetet i ngadaltë dhe ende i pamjaftueshëm.
Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria qëndron pak më dobët se Maqedonia e Veriut (0.81) dhe pak më poshtë se Bosnja e Hercegovina (0.82).
Serbia dhe Mali i Zi, me vlera përkatësisht 0.88 dhe 0.90, janë përmirësuar ndjeshëm falë digjitalizimit të regjistrave të pronës dhe forcimit të mekanizmave gjyqësorë për mbrojtjen e të drejtave të pronarëve.
Kjo tregon se vendet që kanë ndërmarrë reforma institucionale të qëndrueshme dhe kanë investuar në transparencë, kanë arritur rezultate më të larta në këtë indeks.
Në anën tjetër, vendet e Bashkimit Europian mbeten shumë më përpara.
Gjermania (0.97), Islanda (0.96) dhe Spanja (0.95) përfaqësojnë standardin më të lartë të sigurisë ligjore dhe administrimit të pronës, ku çdo transaksion është i gjurmueshëm, i mbështetur në teknologji të avancuar dhe me garanci të plotë nga sistemi gjyqësor.
Kjo distancë prej afro 15 deri në 20 pikë përqindje midis Shqipërisë dhe vendeve europiane tregon për nevojën e thellimit të reformave ligjore dhe institucionale në fushën e pronësisë.
Indeksi i Bankës Botërore përfshin të drejtën për të fituar, poseduar, trashëguar dhe shitur pronë private, përfshirë tokën.
Kufizimet mbi të drejtat e pronës mund të vijnë nga shteti, i cili mund t’i kufizojë ligjërisht ose të mos i zbatojë ato; nga ligjet dhe praktikat zakonore; apo nga normat fetare dhe shoqërore./ Monitor
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në fshatin Gështenjas të Pogradecit, që njihet për pyjet e...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Prej muajsh 28 familje të komunitetit rom që jetojnë në ko...
Në fshatin Leshnicë të Pogradecit, ku çdo familje jeton me...
Mungesa e punonjësve është bërë një problem themelor për b...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndr...
Protesta e minatorëve të minierës së bakrit në Spaç, e nis...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ndërsa qeveria premton reforma dhe 24 orë furnizim, qyteta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Problemet e shëndetit mendor çdo vit e më shumë janë evide...
Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, vëmendja është përq...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Lodrat dhe produktet për fëmijë, që prindërit i blejnë me ...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relat...
Moti për ditën e sotme pritet që të nisë me temperatura re...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...