Vrasja e policit në Maliq/ Hita: Nëse DVP Korçë do kishte kërkuar ndihmë do ishin marrë masa më të forta
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...

Në fshatin Gështenjas të Pogradecit, që njihet për pyjet e gjera me gështenja dhe cilësinë e tyre, banorët po përballen me vështirësi të shumta për të mbajtur gjallë një pasuri të trashëguar brez pas brezi. Pylli i gështenjave, që shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 700 hektarësh, është kthyer sot në një shqetësim të madh për komunitetin, pasi pjesa më e madhe e tij ndodhet brenda zonave të mbrojtura dhe është lënë pa kujdes e pa ruajtje.
Nga këta 700 hektarë, rreth 600 prej tyre ndodhen brenda zonave të mbrojtura, ndërsa 100 hektarë janë jashtë tyre, por asnjëra prej zonave nuk po menaxhohet siç duhet. Banorët thonë se mungesa e një statusi të qartë pronësie dhe e dokumenteve që t’u mundësojnë ndërhyrjen ligjore për pastrim, mirëmbajtje dhe ruajtje, po e bën situatën gjithnjë e më të vështirë.
“Këtë vit edhe moti s’ka qenë i përshtatshëm, por edhe gështenjat janë dëmtuar shumë për arsye se roje nuk kemi dhe janë prerë. Duam që shteti të na japë një dokument që ne të fillojmë t’i ruajmë, t’i pastrojmë sipas mënyrës që gështenjat të rriten më mirë. Duam që siç kanë qenë me tapitë e vjetra, ashtu t’i shfrytëzojmë prapë, duke marrë një leje nga bashkia. Çdo banor i këtij fshati ka një pjesë të gështenjave. Këtë vit çmimi është i lartë ngaqë nuk ka prodhim”,-tha banori i fshatit, Landi Seitllari.

Këtë vit, prodhimi ka qenë shumë i ulët. Kushtet atmosferike nuk kanë qenë të favorshme, ndërsa dëmtimet janë shtuar për shkak të mungesës së rojeve dhe prerjeve të paligjshme. Në shumë raste, pemët janë dëmtuar edhe për shkak të moskujdesit, pasi nuk pastrohen, nuk krasiten dhe nuk respektohen distancat që ndihmojnë në rritjen e shëndetshme të tyre. Banorët kërkojnë që shteti dhe institucionet përkatëse t’u japin një leje apo dokument zyrtar që t'u mundësojë të marrin në mbrojtje dhe të menaxhojnë pyjet e gështenjës, siç kanë bërë dikur, në bazë të tapive të vjetra të trashëguara nga familjet e tyre. Ata shprehen se dikur çdo familje kishte pjesën e vet të gështenjave, të cilat përbënin një burim të rëndësishëm të ardhurash për komunitetin.
“Sivjet është rritur çmimi për arsye se nuk ka prodhim. Kjo ndodh nga moti, nga mospastrimi sepse gështenja duhet pastruar, rregulluar dhe të kenë distancë nga njëra-tjetra. Prandaj ne kërkojmë një leje nga zonat e mbrojtura ose t’i kthehen fisit të tij, sepse ato gështenja janë me tapi të vjetra, të blera me flori dhe janë ekonomi e fshatit. Gjithë fshati, të gjitha fiset kanë gështenja. Sot nuk ka rini, kanë ikur e pak njerëz ka që mbledhin. Ky është prodhimi më i mirë që ka vendi, më i shijshëm, më i pastër dhe ka kërkesa shumë të mëdha. Ka treg, por ka dy vite që nuk ka prodhim”,-tha kryeplaku i fshatit, Seladin Capo.

Sipas banorëve, gështenja e fshatit Gështenjas është ndër më të mirat në vend, për nga shija, cilësia dhe pastërtia natyrore. Megjithatë, prej dy vitesh, prodhimi është shumë i pakët, duke vënë në rrezik një nga pasuritë më të çmuara të zonës dhe një traditë që ka qenë gjithmonë pjesë e identitetit të këtij komuniteti. Banorët shpresojnë që institucionet përgjegjëse, përfshirë bashkinë dhe administratën e zonave të mbrojtura, të gjejnë një mënyrë bashkëpunimi që t’i rikthejë pyjet në kujdesin e banorëve vendas, për t’u dhënë mundësinë të ruajnë dhe të shfrytëzojnë në mënyrë të qëndrueshme këtë pasuri natyrore që mund të mbajë gjallë ekonominë e fshatit./CNA
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Prej muajsh 28 familje të komunitetit rom që jetojnë në ko...
Në fshatin Leshnicë të Pogradecit, ku çdo familje jeton me...
Mungesa e punonjësve është bërë një problem themelor për b...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndr...
Protesta e minatorëve të minierës së bakrit në Spaç, e nis...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ndërsa qeveria premton reforma dhe 24 orë furnizim, qyteta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Problemet e shëndetit mendor çdo vit e më shumë janë evide...
Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, vëmendja është përq...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Lodrat dhe produktet për fëmijë, që prindërit i blejnë me ...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relat...
Moti për ditën e sotme pritet që të nisë me temperatura re...
Familjarët që janë në gjyq për pronën me familjen Shkëmbi ...
Ditën e sotme ka nisur viti i ri akademik 2025-2026 në të ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...