web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministria e Shëndetësisë nxjerr bilancin ditor/ Ja sa raste janë konfirmuar me Covid-19

20 Dhjetor 2022, 18:09, Shëndeti CNA
Ministria e Shëndetësisë nxjerr bilancin ditor/ Ja sa raste
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit, sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave, mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 563 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 33 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 21 në Tiranë, 3 në Kurbin, nga 1 qytetarë në Durrës, Divjakë, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, Kolonjë, Berat, Dimal.

Janë 202 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,792 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 33

Të shëruar në 24 orë 16

Të shtruar në spitale 1

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 563

Testime totale 2,015,978

Raste pozitive 332,589

Raste të shëruara 328,792

Raste Aktive 202

Humbje jete 3,595

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 158

Fier 8

Gjirokastër 8

Lezhë 7

Vlorë 6

Durrës 5

Berat 5

Shkodër 3

Korçë 2./ B.A. - CNA.al





Lajmet e fundit nga