Gjenetika e kancerit, po synohet që çdo individ të trajtohet sipas gjeneve/ Flet doktoresha
Kërkuesja në gjenetikën molekulare, Merita Vila Xhetani, k...

“Kapacitetet për terapinë intensive janë dyfishuar, në përgjigje të emergjencave shëndetësore”.
Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë Konferencës së XVI Kombëtare të Anestezi-Reanimacionit që po mbahet në Tiranë.
Duke vlerësuar punën e të gjitha ekipeve mjekësore që përballuan pandeminë dhe sidomos të mjekëve anestezistë-reanimatorë, Manastirliu tha:
“Pandemia vuri në provë sisteme shumë të forta shëndetësore dhe padyshim vuri në sprovë edhe sistemin tonë shëndetësor, i cili prej pak vitesh ka filluar të mëkëmbet dhe të ringrihet. Sot ne jemi në salla të reja kirurgjikale në spitalin 'Frederik Shiroka' në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, por nga Shkodra e deri në Sarandë kemi salla të reja kirurgjikale dhe reanimacione, të cilat janë të investuara. Ne kemi dyfishuar edhe në sajë të të gjithë përkushtimit të punës edhe mbështetjes financiare kapacitetet për sa i përket terapisë intensive. Kemi dyfishuar kapacitetet në trajtimin e rasteve për anestezi-reanimacionin; kemi dyfishuar kapacitetet në shtretër, të cilët tashmë janë të mirëpajisur me aspiratorë, me linjat e furnizimit të gazrave. Vetëm Spitalin Infektiv, që e kemi inaguruar para pak ditësh është një spital, i cili tashmë e ka reanimacionin të trefishuar në kapacitete”,- tha Manastirliu.
Duke folur për Planin e ri Kombëtar Spitalor, Manastirliu u shpreh:
“Plani Kombëtar Spitalor është ai dokument, i cili do të miratohet edhe do të jetë udhërrëfyesi për të shkuar drejt një sistemi spitalor, i cili ofron garanci për shëndetin e qytetarëve në lidhje me shërbimet spitalore dhe mbi të gjitha do të garantojë edhe një vizion të ri, duke pasur një qasje gjithëpërfshirëse dhe duke mundësuar që burimeve tona njerëzore t’i ofrojmë më të mirën. Dhe për sa u përket burimeve njerëzore, ne do të vijojmë mbështeten e mjekëve dhe profesionistëve të shëndetësisë, duke vijuar me rritjen e pagave, nëpërmjet autonomisë spitalore dhe dhënies gjithashtu edhe të mbështetjes për performancën në punë. Do të kemi shpërblime financiare për mjekët, të cilët kanë performancë në punë nëpërmjet metodologjive, që ky ligj i ri që ne kemi miratuar, Ligji i Kujdesit Spitalor tashmë do të jetësohet dhe nëpërmjet akteve nënligjore dhe sigurisht që do të vijojmë të mbështesim edhe profesionistët tanë nëpërmjet edukimit në vazhdim”, tha Manastirliu.
Në Tiranë po zhvillon punimet Konferenca Kombëtare e Anestezi-Reanimacionit me pjesëmarrje të gjerë të mjekëve të këtij specialiteti dhe përfaqësues nga Rajoni dhe Europa, për të ndarë praktikat më të mira në fushën e anestezi-reanimacionit dhe për të përditësuar dijet për edukimin në vazhdim të stafeve mjekësore./CNA.al
Kërkuesja në gjenetikën molekulare, Merita Vila Xhetani, k...
Për muaj të tërë, "Instagram" dhe "TikTok" nuk kanë folur ...
Për të kuptuar nëse keni mungesë të vitaminës D, këshi...
Në Shqipëri, këtë vit janë zbuluar rishtas 80 persona me H...
Në Ditën Ndërkombëtare të luftës kundër SIDA-s, Ministrja ...
E vendosur që në vitin 1988, 1 dhjetori është një ditë ref...
Është e paqartë se nga ka lindur saktësisht miti se njerëz...
Olimbi Hoxhaj, drejtore ekzekutive e shoqatës së personave...
Realizohet studimi i parë mbi matjen e kënaqshmërisë së pa...
Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës dhe nuk mbani mend se...
Ilaçi i parë që ngadalëson shkatërrimin e trurit në al...
Shkencëtarët e kanë konsideruar si tejet të rëndësishëm zb...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Ngrënia e më shumë manaferrave dhe pirja e çajit përmi...
Ata që duan të humbin peshë u është thënë prej kohësh ...
Pirja e tetë gotave me ujë në ditë mund të jetë një sa...
Ju mund të mendoni me të drejtë se të gjitha sëmundjet duh...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Në Ditën Botërore të Eliminimit të Dhunës ndaj Grave, ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...