Si e gjeti Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit realitetin mediatik shqiptar / OSBE: Ka ende sfida
3 Maji shënon Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, një dat...

Vira Hyrych kishte punuar si producente për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë deri më 28 prill 2022, kur një raketë ruse goditi shtëpinë e saj në Kiev, duke e vrarë atë.
Ajo është një nga dhjetëra gazetarë që janë vrarë në Ukrainë, që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të shtetit fqinj në 2022-shin.
Në Ukrainë, dhjetëra mijëra civilë janë vrarë në luftën trevjeçare.
Në mesin e tyre, të paktën 117 punonjës të mediave kanë humbur jetën gjatë sulmeve ruse në Ukrainë, sipas Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ).
Një nga to ishte Viktoria Roshchyna, ish-bashkëpunëtore e Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë e cila vdiq më 2024, teksa po mbahej rob nga Rusia. Kur trupi i 27-vjeçares u kthye në Ukrainë vitin e kaluar, kishte shenja të torturës dhe i mungonin organet e brendshme, sipas raportimeve.
Gazetarë të tjerë kanë qenë viktimë e sulmeve dhe dhunës gjatë konfliktit.
Sipas Institutit të Informacionit Masiv (IMI), organizatë joqeveritare me bazë në Kiev që synon mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve, Moska ka kryer afër 830 krime kundër gazetarëve dhe organizatave mediale në Ukrainë. Po ashtu, të paktën 30 punonjës të mediave aktualisht ndodhen në paraburgim në Rusi.
Shumë gazetarë përballen me rreziqe serioze kur raportojnë nga zonat që gjenden në vijat e frontit.
Gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Yevhenia Kytaiva-Rusetska, ishte duke incizuar një intervistë me një ushtar ukrainas, kur një raketë ruse shpërtheu pranë tyre, duke e plagosur rëndë ushtarin.
Rëndesa emocionale
Lufta po ashtu ka shkaktuar një rëndesë emocionale ndaj atyre që kanë përjetuar shkallën e vuajtjes njerëzore.
Maryan Kushnir, gazetar i Radios Evropa e Lirë i cili ka mbuluar luftime të ashpra, tha se “lufta është sikur ta shohësh shtëpinë tënde duke u djegur dhe nuk mund të bësh asgjë. Pas tri vjetësh, jam lodhur me këtë luftë, nuk dua ta filmoj më”.
Mbijetesa financiare është po ashtu një sfidë serioze për mediat ukrainase gjatë luftës.
Rusia ka sulmuar kulla televizive, ka kryer sulme kibernetike dhe ka shkatërruar infrastruktura të mediave dhe zyra të tyre.
Sipas IMI, këto kanë kontribuuar që 332 organizata mediale të mbyllen që nga shkurti i vitit 2022, duke e bërë edhe më të vështirë për gazetarët në Ukrainë që të mbulojnë luftën.
Organizata të tjera mediale është dashur të zgjedhin në mes të mbijetesës financiare dhe pavarësisë editoriale. Që nga viti 2022, shumë media ukrainase gjithnjë e më shumë varen nga grante për të mbijetuar, pasi që burimet tradicionale të financimit janë tkurrur.
Pavarësisht këtyre pengesave të mëdha, gazetarët ukrainas, sikurse Maryan Kushnir, vazhdojnë të tregojnë qëndresë, por shumë prej tyre po ashtu thonë se janë të lodhur fizikisht dhe emocionalisht./REL
3 Maji shënon Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, një dat...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Ambasada e SHBA në Shqipëri me anë të një njoftimi e cilës...
Është bërë publike harta me akset në të cilat kufizohe...
Një tjetër anije me emigrantë të cilëve iu është mohuar az...
Në platformën më të madhe sportive në Shqipëri, ky fundsez...
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi, ka drejtuar...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Shqipëria ka shënuar rritje në indeksin vjetor për lirinë ...
Sipërmarrësi i njohur, Gjergj Luca ka reaguar sot në lidhj...
Pas Pashkës ortodokse, besimtarët ortodoks të Himarës dhe ...
Bashkimi Europian ka përgënjeshtruar lajmin që thuhej se d...
Kanë nisur sot punimet në sheshin qendror të kryeqytetit, ...
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka ironizuar faktin që ...
Fluks në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës. Festa e ...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka zhvilluar një takim...
Seanca në GJKKO për vijimin e gjykimit për drejtorët e lid...
Digicom është certifikuar zyrtarisht si ofruesi i internet...
Marrëveshja për lëvizjen e lirë mes pikave kufitare të Vër...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...