web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Von der Leyen, sot në Tiranë/ Takim "kokë më kokë" me Ramën dhe konferencë për shtyp, zbardhet agjenda

13 Tetor 2025, 07:49, Politikë CNA

Von der Leyen, sot në Tiranë/ Takim "kokë më

Kryeministri Edi Rama do të presë ditën e sotme në kryeministri, Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Ceremonia e pritjes do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërkohë, në orën 10:00 do të zhvillohet një takim kokë më kokë mes Kryeministrit Rama dhe Presidentes Von der Leyen, i cili do të pasohet nga takimi bilateral mes dy delegacioneve. Më pas, në orën 11:15, Kryeministri Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian do të zhvillojnë konferencë të përbashkët për shtyp në Kryeministri.

Presidentja e KE-së do të marrë pjesë sot edhe në Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor. Von der Leyen do të mbajë edhe fjalimin hapës bashkë me Ramën në forum.

Vizita e sotme e Von der Leyen në Tiranë shënon ditën e parë të turit të saj të takimeve dhe konferencave në vendet e Ballkanit Perëndimor. /CNA





Lajmet e fundit nga