
Artan Grubi, "vëllai" non grata i Erion Veliajt, është dorëhequr nga të gjitha postet e tij publike.
Ky vendim i tij vjen pasi Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli "non grata" atë dhe familjarët e tij për përfshirje në korrupsion.
Në rrjetet sociale “vëllai” non grata i Veliajt pretendon se është i pastër si loti, skemë të cilën duket se e ka mësuar nga kryebashkiaku i Tiranës.
Grubi shkruan ndër të tjera në një postim në rrjetet sociale “Edhe pse vendimi thotë që ky nuk është për të dënuar, por për të nxitur përmirësim të sjelljes, unë, përpara Zotit, familjes dhe miqve jam i pastër si loti, por me synimin për të zbardhur të vërtetën, të cilën shumë prej jush e shoh që tashmë e dini, dhe për të mos qenë barrë politike, kam vendosur që të tërhiqem nga jeta publike dhe për këtë e kam njoftuar Kryetarin Ahmeti qysh ditën e pare”.
Duhet pranuar se me këtë veprim "vëllai" non grata i Veliajt po tregohet më i guximshëm, pasi po dorëhiqet, ndërsa Veliaj, edhe pse i përfshirë në skandale dhe nën hetim si i dyshuar për korrupsion, po mban lidhur karrigen e tij pas Bashkisë së Tiranës.
Deklarata e plotë e Artan Grubit
Vendim personal në shërbim të së mirës së përbashkët
Të dashur qytetarë,
Gjithë veprimtarinë time publike jam angazhuar pa kompromis për barazinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, për një rajon në paqe dhe të pajtuar, për integrimin e plotë në NATO, për një partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Këto janë vlera që nuk janë vetëm udhërrëfyesi im, por edhe obligimi që i kam ndjerë gjithmonë ndaj vendit dhe kombit tim.
Arritjet tona, për të cilat jemi të gjithë dëshmitarë, nuk janë vetëm meritë e përkushtimit tim dhe shokëve, por edhe e mbështetjes së sinqertë dhe të vazhdueshme nga miqtë tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.
Fakti që sot Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-së dhe ka nisur bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian është dëshmi e qartë e këtij bashkëpunimi dhe përkushtimi të përbashkët.
Por, çmimi i këtij angazhimi, një çmim që ka qenë gjithmonë në shërbim të vlerave dhe të drejtës, ka qenë i rëndë për mua dhe për familjen time.
Sulmet e mëdha ndër vite, keqinterpretimet dhe goditjet e padrejta, më kanë bërë të reflektoj për rolin tim në këtë moment të rëndësishëm për vendin dhe për të ardhmen e tij.
Edhepse vendimi thotë që ky nuk është për të dënuar, por për të nxitur përmirësim të sjelljes, unë, përpara Zotit, familjes dhe miqve jam i pastër si loti, por me synimin për të zbardhur të vërtetën, të cilën shumë prej jush e shoh që tashmë e dini, dhe për të mos qenë barrë politike, kam vendosur që të tërhiqem nga jeta publike dhe për këtë e kam njoftuar Kryetarin Ahmeti qysh ditën e parë.
Ky është një vendim i vështirë, por i nevojshëm për të kursyer familjen dhe ruajtur integritetin tim personal dhe politik, si dhe për të mbështetur vazhdimësinë e punës dhe përkushtimit të liderit tonë, Ali Ahmeti.
Besoni tek rruga e tij e drejtë, një rrugë që ka qenë dhe mbetet shpresa më e madhe për shqiptarët dhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Unë mbetem gjithmonë i përkushtuar ndaj këtyre vlerave dhe do të jem në krah të tyre, si qytetar dhe si mbështetës i së mirës së përbashkët.
Me respekt dhe mirënjohje nga thellësia e zemrës për mbështetjen tuaj në këto vite, Artan Grubi./ CNA
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Sot do të mblidhte Kuvendi për të zhvilluar seancën e radh...
Sot Partia Demokratike ka festuar 34-vjetorin e themelimit...
Në ceremoninë e organizuar për 34-vjetorin e themelimi...
Kreu i demokratëve dhe njëherazi kreu i Partisë Demokr...
Partia Demokratike feston sot 34-vjetorin e themelimit...
Kryebashkiaku i Tiranës në detyrë ka shpikur sot një a...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani u shpall kampion global i...
Kryeministri Edi Rama i ka shkuar sërish gjuha aty ku ...
Fatmir Xhafaj, me mbështetjen e kryeministrit Edi Rama ka ...
CNA ka hapur këtë të mërkurë një sondazh, ku pyet qyte...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehu bind...
Gjykata e Tiranës ka regjistruar në zyrën e regjistrit të ...
Pagat më të ulëta në rajon, por dhe nivelin më të ulët në ...
Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare është shoq...
Jorida Tabaku ka filluar të ndjekë zakonet e ish-kryet...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë me dije se do të jetë ...
Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi një ditë më parë s...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për votën e emigr...
Detaje të reja dhe të pathëna në publik kanë dalë nga mble...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...