Zelensky bisedon me Ramën/ Diskutime për bashkëpunimin dhe unitetin mes dy vendeve
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar këtë t...

Për herë të parë, në zbatim të Strategjisë për Zhvillimin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Parësor në Shqipëri 2020-2025 po vijon pilotimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Tiranë dhe Vorë, një model i përqëndruar i ofrimit të shërbimeve të mjekësisë së familjes, në ato qendra që ofrojnë shërbime shëndetësore për rreth 30.000-40.000 banorë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me Rektorin e Universitetit të Mjekësisë, Xheladin Draçini vizituan nga afër ambientet dhe funksionalitetet e Qendrës së Mjekësisë Familjare Nr.10, e cila prej një viti ofron një gamë të gjerë të shërbimeve të mjekësisë familjare.
Ministrja Koçiu tha se ky model shërbimi po funksionon më së miri dhe se Qendrat e Mjekësisë Familjare do të shtrihen në të gjithë vendin.
“Jam shumë e kënaqur që sot prej afro një viti kjo qendër ka filluar të funksionojë më së miri dhe është dallëndyshja e parë e Qendrave të Mjekësisë Familjare, të cilat ne synojmë t’i shtrijmë në të gjithë vendin. Po e fuqizojmë rolin e Mjekut të Familjes si figura kyçe që ndjek shëndetin e qytetarëve nga fëmijëria deri në moshën e tretë, me shërbime që përfshijnë ndjekjen e shtatzënisë normale, trajtime të thjeshta mikrokirurgjikale, menaxhimin e sëmundjeve kronike, dhe kujdes për shëndetin mendor”,-u shpreh Koçiu.
Ministrja e Shëndetësisë u ndal dhe tek lehtësirat që sjell për qytetarët aplikimi i modelit të mjekësisë familjare për mënyrën e organizimit, përcaktimit të orareve dhe takimet me mjekët.
“Ky është një fillim i mbarë po ta shikojmë në mënyrën sesi është organizuar kjo qendër, si dhe në faktin që të gjithë pacientët që vijnë dhe trokasin janë të qartë për fashat orare, për takimet me secilin mjek, për marrëdhënien që vendosin mes mjekut dhe pacientit që është gjëja më e rëndësishme”,- sqaroi minstrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.
Rëndësinë e mjekësisë familjare e solli në vëmendje edhe Rektori i Universitetit të Mjekësisë Tiranë, Draçini, i cili theksoi se mjekësia e Familjes nuk është vetëm pika e parë e kontaktit me qytetarin, por është dhe baza mbi të cilin ndërtohet edhe një sistem shëndetësor i qëndrueshëm dhe efikas.
Përveç shërbimit mjekësor, këto Qendra do të shërbejnë edhe si qendra të formimit profesional për specialistët e Mjekësisë Familjare.
Për këtë qëllim u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit me Universitetin e Mjekësisë Tiranë për të rritur cilësinë e formimit profesional, ku studentët që ndjekin specializimin në Mjekësi Familjare do të mund të kryejnë praktikën në Qendrën e Mjekësisë Familjare Nr. 10.
Pas Tiranës dhe Vorës, ky model do të shtrihet në qytete të tjera, duke sjellë kujdes më cilësor, më të afërt dhe më të personalizuar për çdo qytetar./CNA
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar këtë t...
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Franc Nuri tha ...
Partia Demokratike ka kërkuar më herët që zgjedhjet në Qar...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, komentoi sot...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, deklaroi sot...
Në Sheshin “Skënderbej”, u çel sot zyrtarisht edicioni i 8...
Partia Demokratike ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bledi Himçi në një deklara...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, mori ...
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, ka reaguar sot lidhur me ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencë...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se me Ed...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar...
Deputeti i Partisë Socialiste që doli sërish nga lista e h...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar sot...
Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka dhënë një d...
Partia Socialiste ditën e sotme në Pallatin e Brigadave do...
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Franc Nuri deklaroi sot se Pa...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti tha...
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri deklaroi sot se dy muajt e ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...