web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Situata me Aeroportin e Vlorës/ Karakaçi: Afat 30-ditor për marrëveshje ose penalitete për ortakët

3 Qershor 2026, 13:10, Politikë CNA

Situata me Aeroportin e Vlorës/ Karakaçi: Afat 30-ditor për

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Enea Karakaçi, u ndal sot gjatë një komunikimi për mediat edhe te situata me Aeroportin e Vlorës.

Karakaçi tha se momentalisht ekziston një mosmarrëveshje tregtare dhe civile mes ortakëve.

Sipas ministrit, është kërkuar që këto mosmarrëveshje të mos bëhen pengesë për funksionimin e aeroportit, që ndodhet në punime të avancuara dhe për këtë i është dhënë edhe një afat njëmujor.

“Aeroporti i Vlorës, siç tashmë fatkeqësisht është bërë mediatikisht e njohur kudo, ka një mosmarrëveshje tregtare, civile, ndërmjet dy ortakëve të vet. Këta ortakë kanë ofertuar vetë për të ndërtuar këtë aeroport. Kjo ka dhënë edhe një lloj impakti rreth imazhit të aeroportit. Ministria ka qenë e kujdeshme në komunikimet me operatorët. Kam kërkuar përmes një shkrese që këto mosmarrëveshje të mos bëhen problem për funksionimin e aeroportit. I kam dhënë edhe një afat 30-ditor. Aeroporti ka ecur në punime të avancuara dhe kjo është evidente. Për çdo ditë vonese ka penalitete”,-u shpreh Karakaçi./CNA

 





Lajmet e fundit nga