
Ditën e shtunë Partia Demokratike zhvilloi Kuvendin Kombëtar, ku zgjodhi dhe Këshillin Kombëtar të kësaj partie.
Përveç të zgjedhurve direktë, Këshilli Kombëtar përbëhet edhe nga kryetarët e degëve, deputetët, dhe disa persona të tjerë në këtë Këshill.
Këshilli Kombëtar pritet të mblidhet së shpejti. Fillimisht informacionet u dhanë që mund të mblidhej këtë fundjavë, pra ditën e shtunë për të bërë zgjedhjet, por ende s'ka një konfirmim zyrtar.
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike pritet të mblidhet në selinë e PD-së për të bërë zgjedhjen e Sekretariatit, Nënkryetarëve dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar.
Sipas informacioneve zyrtare të konfirmuara nga Partia Demokratike, Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka dhe kryetari i grupit parlamentar që mban dhe postin e nënkryetarit të PD-së, Gazment Bardhi qëndrojnë në detyrë.
Pra, këta do jenë dy emra që ndaj tyre mund të ketë dhe një garë formale pasi në zgjedhje të tilla është shumë e rëndësishme se kë ke përballë, por Flamur Noka duket se ka dhe mbështetjen e kryetarit të PD-së, Berisha.
Gjithashtu dhe Gazment Bardhi në detyrën e tij si kryetar i grupit parlamentar dhe nënkryetar i PD-së.

E gjithë struktura tjetër, përfshirë nënkryetarët e partisë, si Luçiano Boçi, Oerd Bylykbashi, Agron Gjekmarkaj pritet të hyjnë në votim dhe disa prej tyre mund edhe të mos konfirmohen në detyrën e nënkryetarit të PD-së.
Kuptohet ripërtëritja e Partisë Demokratike duket se është një strategji ku një pjesë e emrave do lëvizin, do largohen nga detyrat që mbajnë.
Gjithashtu pritet një ristrukturim, një ripërtëritje e plotë e Sekretariatit dhe Departamenteve.
Burime zyrtare nga PD-ja i thanë CNA-së se do ketë lëvizje të mëdha në Departamente dhe Sekretariate dhe një ripërtëritje të plotë, me emra të rinj, me intelektualë, me anëtarë të Këshillit Kombëtar, por dhe me ekspertë të ndryshëm të fushave, të cilët do të jenë personat që do të përgatitin programin e qeverisjes së nesërme dhe strategjitë elektorale të Partisë Demokratike.
Sipas informacioneve zyrtare, shumë shpejt pritet të mblidhet Këshilli Kombëtar, ku do të votohet Sekretariati, Nënkryetarët, kryetari i Këshillit Kombëtar dhe Kryesia.
Mësohet se edhe Kryesia do të ketë një ripërtëritje të emrave, pra do të ketë një garë më të madhe për Kryesinë e Partisë Demokratike, formula e së cilës është e përcaktuar, dhe me përfaqësimin e të rinjve dhe të grave.
Mbledhja e Këshillit Kombëtar pritet që të bëjë një ndryshim të madh emrash nga Kryesia, në Sekretariate, Departamente dhe drejtimin e Partisë Demokratike. Ende nuk ka shifra zyrtare çfarë synohet, por ripërtëritja do të thotë që më shumë se 50% e drejtuesve aktualë të Departamenteve, Sekretariateve dhe Kryesisë të largohen për t'u lënë vendin të zgjedhurve të rinj./ CNA
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, pritet nga Presidenti i...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi akuza ...
Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa, në konfe...
Në konferencën e përbashkët me presidentin e KiE, Costa kr...
Kryeministri Edi Rama u ndal gjerësisht te çështja e integ...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, reagoi sot lidhur m...
Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa, mbërriti...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në takim ...
Mbledhja e sotme e Komisionit të Shëndetësisë është shoqër...
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Konkursin Ndërkombët...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me çësht...
Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa, mbërrin ...
Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa do të mbë...
Deputeti Bujar Leskaj ka reaguar lidhur me ngjarjet e fund...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpë...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij në Kuv...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Berat i c...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me projektin e inv...
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Berat për 35-vjetorin...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berat për 35 vjetorin e P...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...