web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkolla e Integrimit Europian/ Balla: Jemi në një proces ribashkimi me Europën

10 Nëntor 2025, 10:59, Politikë CNA

Shkolla e Integrimit Europian/ Balla: Jemi në një proces ribashkimi me

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka mbajtur fjalën e tij në edicionin e 10-të të Shkollës së Integrimit Europian.

Në fjalën e mbajtur, Balla duke iu referuar dhe thënieve të njërit prej themeluesve të BE-së, Altiero Spineli, tha se Shqipëria është në një proces ribashkimi me Europën.

Më tej në fjalën e tij, Balla deklaroi se interesi për të marrë pjesë në këtë shkollë vjen çdo vit duke u rritur.

Kreu i grupit të PS-së deklaroi se më shumë se 91% e shqiptarëve duan anëtarësimin në BE.

 

Më shumë se 75% e pjesëmarrësve këtë vit janë vajza. Për ne si Kuvend është një arritje edhe në këtë aspekt.

Një ndër etërit themelues të BE-së, Altiero Spinelli, thoshte në kulmin e LIIB se e ardhmja nuk do të ndërtohet mbi ndarjen e shteteve, por mbi bashkimin në një federatë të vetme.

Integrimi europian mbetet qëllimi ynë i përbashkët për një Shqipëri më të fortë në një Europë më të bashkuar. I takon vendimmarrjes së duhur të BE-së që në këto kohë të vështira thëniet e mençuara të etërve themelues të mundësojnë një valë të re zgjerimi.

Fjala e duhur është ribashkimi me Europën. Ne jemi në një proces ribashkimi.

Shkolla përgjatë kësaj dekade ka pasur plot lektorë të nderuar nga Europa si dhe ekspertë ndërkombëtarë rajonalë nga vende që kanë përfunduar procesin e negociatave apo ekspertë nga vende që janë në të njëjtjën fazë me ne.

Ka nga ata që kanë bërë shkollën dhe sot i kemi ministra apo zëvendësministra. Ndihem sot krenar që pas 1 dekade interesi për të qenë pjesë e kësaj shkolle vjen çdo vit duke u shtuar.

Në këtë përvjetor të 10-të dua të theksoj se pas hapjes së 5 grupkapitujve, shoqëria është në një fazë të re thelbsore të procesit të integrimit europian.

Shqipëria ka bërë një progres të pashembullt. Tani presim të hapim edhe grupkapitullin e fundit.

91% shprehen se e duan dhe e mbështesin anëtarësimin në BE. Procesi i negociatave me BE-në është një proces kombëtar, institucional, ku secili sektor ka rolin e vet. Të gjithë aktorët duhet të kuptojnë që ky është një interes i Shqipërisë jo i partive politike”, tha Balla./CNA





Lajmet e fundit nga