“Ngrita zërin dhe u dorëzuan”/ Shehaj zbulon detaje nga incidenti në KZAZ në Tiranë
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka zbuluar detaj...

Rrjeti SafeJournalists dënon fuqimisht kërcënimin dhe pengimin me të cilin u përballën gazetarët në të gjithë Shqipërinë më 11 maj 2025, gjatë zgjedhjeve parlamentare të vendit.
Në Tiranë, gazetarja e Syri TV Ambrozia Meta u përball me sulme verbale dhe konfrontim fizik nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ndërsa raportonte nga një zyrë e paidentifikuar që dyshohet se përdorej nga punonjës patronazhistë të PS. Ndërsa ekipi i Syri TV afrohej, individët brenda u përpoqën të largoheshin duke mbuluar fytyrat. Deputeti Braçe mbërriti pak më pas, duke ofenduar gazetarët dhe duke bërë kontakt fizik me Metën gjatë përplasjes. Kur u pyet për praninë e tij, ai reagoi me agresivitet, duke i urdhëruar gazetarët të largoheshin dhe duke përdorur një gjuhë denigruese.
Në Pogradec, korrespondentja e MCN TV Elsa Xhindole u përball me dhunë fizike në qendrën e votimit nr. 39/01. Një person i paidentifikuar i mori me forcë telefonin celular dhe fshiu materialet dhe videot që lidhen me zgjedhjet. Xhindole raportoi se telefoni iu mor dy herë me forcë, duke çuar në humbjen e plotë të regjistrimeve. Rasti u referua pranë autoriteteve.
Në Sarandë, gazetari i EuroNews Albania Enriko Gaba u urdhërua nga zyrtarët zgjedhorë në qendrën e votimit “Adem Sheme” që të mos filmonte më shumë se 15 minuta – një kufizim arbitrar që cenon të drejtën e medias për të vëzhguar dhe raportuar mbi procesin zgjedhor.
Një situatë e ngjashme u shënua në Durrës, në Qendrën e Votimit 1486, ku anëtarët e Komisionit të Qendrës së Votimit nuk lejuan vëzhguesit e akredituar të medias të kryenin raportime mediatike mbi procesin e votimit.
Në Gjirokastër, gazetari i Apollon TV Armando Rabi u kërcënua gjatë kryerjes së detyrës. Një 26-vjeçar nga një fshat i zonës dyshohet se e ka kanosur Rabiun, me pretendimin se po e filmonte pa lejen e tij. Policia e Gjirokastrës ka nisur procedim penal, duke ia referuar çështjen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Këto raste tregojnë një model shqetësues të pengesave dhe intimidimit ndaj gazetarëve që kryejnë detyrën publike në një moment kyç për demokracinë, siç janë zgjedhjet. Rrjeti SafeJournalists u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të hetojnë me transparencë dhe pa vonesë këto raste dhe të sigurojnë ndëshkimin ligjor për të gjithë përgjegjësit. Politikanët, zyrtarët publikë dhe qytetarët duhet të respektojnë rolin themelor të medias në ruajtjen e integritetit zgjedhor dhe llogaridhënies publike.
Rrjeti SafeJournalists do të informojë aktorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë mbi këto zhvillime shqetësuese dhe do të vijojë monitorimin nga afër të situatës.
Çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj demokracisë, interesit publik dhe të drejtave themelore të njeriut./ CNA
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka zbuluar detaj...
Në një lidhje për “Opinion”, demokrati Eno Bozdo u shpreh ...
Gazetari Blendi Fevziu ka marrë live në emisionin e tij "O...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka përfunduar pr...
Ka përfunduar numërimi i votave në KZAZ 74 e fshatrave të ...
Po përfundon numërimi i kutive të votimit në Tiranë. Sipas...
Përfundon numërimi i votave të kandidatëve në KZAZ e Devol...
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka uruar kryemini...
Kryeministri britanik Keir Starmer ka uruar kryeministrin ...
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka uruar kryeministrin...
Vijon procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamen...
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, nga k...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula deklaroi ...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi mbaj...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka uruar kryemin...
Kryeministrisë i Kroacisë, Andrej Plenković ka shkruar sot...
Vijon procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamen...
Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare t...
Teksa vijon procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet pa...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur mesazhit të urimi...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...