"Veliaj, politikan fals"/ Manjani: Një kryebashkiak që nuk ka fituar asnjë garë, pushtetin ia fali Rama
Për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, Erion Ve...

Në lidhje me publikimin e raportit të Komisionit të Venecias për mandatin e deputetes së PS-së Olta Xhaçka, avokati Genc Gjokutaj u shpreh se kjo ishte një puç kushtetues dhe vepër penale nëse Parlamenti voton kundër një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.
Ai pohoi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë detyruese për të gjitha pushtetet dhe autoritetet shtetërore.
I ftuar në një studio televizive, Gjokutaj theksoi se votimi kundër vendimit të gjykatës e bën jofunksionale Gjykatën Kushtetuese.
“Të çosh pikë juridike në Venecia nëse është i detyruar kuvendi apo jo të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese? Po deputeti është ligjbërës dhe është i pari që duhet të zbatojë ligjet dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nëse do të vijnë në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese, jo vetëm përbën puç kushtetues, por përbën vepër penale”.
Avokati theksoi gjithashtu se të gjithë deputetët që votojnë kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese procedohen penalisht.
“Votimi kundër një vendimi të Gjykatës Kushtetuese e bën jofunksionale Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese gjëja e parë që shqyrton është legjitimiteti i saj dhe kur merr legjitimitet, nuk diskutohet zbatueshmëria e vendimit. Deputetët që votojnë kundra mbajnë përgjegjësi penale. Mbani mend për çështjen e mandatit të Berishës, ku vajtën deputetët e Gjykatës Kushtetuese. se kemi një problem ky pushtet luan me këtë Gjykatë Kushtetuese, se e kemi sui generis. Një gabim i kushtetuese dje dhe një kapriço sot, ndodh degradimi”.
Për Gjokutajn është bërë një lojë politike për të fituar kohë për dërgimin në Komisionin e Venecias mandatin e Olta Xhaçkës. Sipas tij PS nuk e priti që Venecia do ta shqyrtonte kaq shpejt.
“Rasti i cili është çuar në Venecia dhe sot u dha rekomandim konsultë siç ka dhe funksionin Komisioni i Venecias nuk përbën pikë juridike, nuk përbën çështje. Ky është produkt i shpifur i kësaj mazhorance që nuk e ka në agjendë gjykatën, siç i ka kapur ashtu i trajton. Kemi 13 vjet që prekim me dorë këtë realitet. Nuk është çështje ti drejtosh Venecias ti që; ta zbatoj unë apo ajo vendimin e Gjykatës Kushtetuese? Kush më shumë se Gjykata Kushtetuese mund ta shterojë sjelljen e kuvendit në raport me këtë çështje, çështjen e mandatit të një deputeti.
Kush e interpreton kushtetutën në mënyrë shteruese? Gjykata Kushtetuese. Nuk ka hallkë tjetër në sistem që përveç se të tjerët t’i nënshtrohen kësaj hierarkie. Ata e thonë në mënyrë të qartë; që Kuvendi është i detyruar të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Këta nuk e çuan në Venecia se nuk e dinin për qëndrimin e Kuvendit, por është lojë politike, unë besoj që nuk kanë pritur që Venecia do ta gjykojë kaq shpejt dhe e kanë lënë për limitet e fushatës me gjasë Xhaçka nuk do të kandidonte dhe do kalonte kjo pjesë.
Kjo është lojë për të fituar kohë. Rama prej 13 vjetësh këtë taktikë përdor, ndonëse e ka të qartë se çfarë instrumenti duhet përdorur. Politka shqiptare i ka zët konsultat e rekomandimet vetëm kur institucionet e huaja e bëjnë fakt”, tha avokati.
Për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, Erion Ve...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, komento...
Zëdhënësja për Anti-Korrupsion në PD, Genta Vangjeli, ...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ta...
Ish-kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partisë Demo...
CNA ka denoncuar lidhjet e kryebashkiakut të Tiranës, ...
Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka theksuar se beteja...
Numri dy i PD-së, Oerd Bylykbashi ka reaguar për opini...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka...
Ditën e sotme është bërë publik draft-opinioni i Komis...
Deputetja Ina Zhupa ka reaguar për draft-opinionin e K...
Mjaftonte të shikoje emisionin e Çim Pekës dje te “Syr...
Socialistët kanë reaguar pas publikimit të opinionit nga K...
Tri ditë më parë, SPAK-u shkoi dhe ushtroi kontroll në sht...
Ditën e sotme është bërë publik draft-opinioni i Komisioni...
Kryebashkiaku i Tiranës, njeriu që publikonte tigra ng...
Komisioni i Venecias ka publikuar raportin në lidhje me ma...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në luftën kundër...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën “...
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gon...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...