web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës

1 Qershor 2023, 22:54, Politikë CNA
Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama foli me tone të ashpra mbrëmjen e sotme për tensionet në veri të Kosovës.

Ai tha se Serbia dhe ushtria serbe, Kosovës nuk i prekin dot një fije floku. Sipas tij, ata thjeshtë po i vijnë Kosovës vërdallë për politikë të brendshme.

“Serbia dhe ushtria serbe, Kosovës nuk i prekin dot një fije floku. Thjesht i vijnë vërdallë për konsum të brendshëm. Pse nuk e di Presidenti i Serbisë që çon ushtrinë atje? Nuk e di ai që as në ëndrrën më të guxishme nuk jep një urdhër që të prekin një milimetër kufirin? Po për çfarë e bën këtë? E bën për politikë të brendshme. Serbia ka mbaruar punë, nuk ka mundësi të bëjë asgjë, e ka humbur Kosovën që në ’99 dhe vazhdimi i qëndrimit në një llogore duke bërë luftë imagjinare me Serbinë dëmton Kosovën”, theksoi Rama./ CNA.al





Lajmet e fundit nga