web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama tallet me opozitën/ "U bënë xheloz për Benet Becin sikur i kemi marrë të dashurën”

12 Maj 2023, 17:21, Politikë CNA

Rama tallet me opozitën/ "U bënë xheloz për Benet Becin

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë në takimin e tij të fundit elektoral në Shkodër.

Gjatë prezantimit të kandidatit të PS-së, Benet Beci nai është shprehur se kreu i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali  Berisha dhe gjithë opozitakanë bërë xheloz që ky i fundit është pjesë e PS-së.

Saktësisht kryeministri tha se “ata janë bërë xheloz sikur i kemi marrë të dashurën”.

"Ata janë bërë xheloz sikur i kemi marrë të dashurën. Unë punoj për të shqetësuar doktorin. Çfarë të thotë i them Benetit, Berisha. Pse ike me thotë çfarë ka ndodhur", tha ai.

Me nota humoristike Rama tregoi se si i kishte kërkuar dikur Benet Becit të bëhej pjesë e Partisë Socialiste.

"Benetin e nxirrnin dhe bënte debate kundër nesh se nuk kishin kë të nxirrnin. Beneti e kishte treguar që ishte njeriu i duhur për ta menaxhuar. I thash Benetit në fillim, je shumë blu dhe duhet të marrësh cik nga ngjyra jonë. Kështu që e mori cik ngjyrën tonë. As Bluja dhe as ngjyra jonë se kanë udhëhequr Benetin e ka usdhëhequr pasioni dhe profesionalizimi i tij", shtoi kryeministri./CNA.al

 

 

 





Lajmet e fundit nga