Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, zhvilloi takimet e fundit elektorale, me gjimnazistë, të cilët votojnë për herë të parë. Belind Këlliçi u tha të rinjve se Bashkia e Tiranës prishi dhe të vetmen Qendër Rinore në qytet, për t’u hapur rrugë kullave të betonit.
“Problem shumë i madh qëndron te terrenet sportive, një problem i jashtëzakonshëm është fakti që ne nuk kemi hapësira rinore në këtë qytet. Unë nuk e di a keni informacion, por a e dini, a ka qendër rinore Tirana apo jo? A mund të ngrejë dorën dikush? Keni informacion? Pra, përgjigjja e kësaj pyetjeje është se një qendër ekzistonte, qendra rinore që është te Rruga e Kavajës, por kryebashkiaku aktual e ka mbyllur prej 4 muajsh, për t'i hapur rrugë ndërtimit të një kulle të madhe betoni 30 kate, ngjitur me një kullë tjetër që ka bërë 7 kate pa leje në qendër të Tiranës, te sheshi 'Skëndërbej'. Pra dhe një qendër të vetme rinore që kishte Tirana e mbyllën”.
Sipas Belind Këlliçit, një problem që ka sot Tirana është mungesa e çerdheve, kopshteve dhe shkollave. Në mungesë të tyre, shumë familje në Tiranë detyrohen të çojnë fëmijët në intitucione arsimore private, duke sjellë kosto financiare për ta.
“E dini ju që Bashkia e Tiranës ka sot që flasim vetëm 39 çerdhe dhe 46 kopshte që janë të mjaftueshme për vetëm 12 mijë fëmijë. Ndërkohë që 38.500 fëmijë të vegjël në Tiranë nuk kanë ku të shkojnë, nuk e kanë mundësinë. Dhe kjo është diçka që duhet ta mendoni mirë. Kjo prek çdo familje, sepse familjet detyrohen t’i çojnë fëmiët e tyre në privat. Detyrohen që të paguajnë 120 mijë deri në 150 mijë lekë në muaj ekstra. Dhe ndërkohë premtimi që unë kam dhënë që e përmendi dhe Besarti pak më parë, është që, brenda dy viteve të para të mandatit unë do të destinoj të gjithë taksën që vjen për strehimin social 3% për të ndërtuar çerdhe dhe kopshte në çdo njësi të Tiranës. E nëse do të kemi vetëm një fëmijë të vogël që do të mbetet jashtë sistemit dhe familja nuk do ketë ku ta regjistrojë, ne do t’i japim një kupon 100 mijë lekë në muaj për të bërë të mundur që ta regjistrojnë në privat”, - tha Belind Këlliçi.
Për këtë arsye, pas 14 majit fokusi i punës së Belind Këlliçit si kryetar i Bashkisë së Tiranës, do të jetë ulja e kostove të jetesës për qytetarët e Tiranës. Ai solli para gjimnazistëve shembullin e transportit publik falas, që do t`u kursejë para familjeve në kryeqytet.
“E kuptoni çfarë kosto është për një familje, zakonisht familjet në këto zona janë në kushte shumë të vështira ekonomike. Ndaj, kur ne jemi ulur me ekipin, me Besartin, me të gjithë ekspertët që kemi, me ekonomistë, me juristë, kemi menduar ça është një masë që ne mund të marrim që ne të ndihmojmë gjithë qytetarët, studentët, të rinjtë, pensionistët, familjet në nevojë në qytet, me sa më pak lekë. Dhe na rezultoi që 200 mijë qytetarë në ditë e përdorin transportin publik në Tiranë. I keni parë radhët e gjata të studentëve për të marrë abone? Do t'i vënë në kornizë ato abone pas 14 majit se nuk do t'u duhen më. Do t’i kenë kujtime të hidhura nga Erion Veliaj. Pse? Sepse pas 14 majit autobusi do të jetë pa pagesë. Të gjitha kategoritë duke bërë të mundur edhe një gjë tjetër. Duke bërë të mundur që të ulim kostot e jetesës për të gjithë të rinjtë, duke i kursyer familjeve të të gjithë atyre personave që përdorin autobusin minimalisht 52 mijë lekë në muaj, që nuk janë pak se 52 këtu, 100 atje, 100 te karburanti që do ju them diçka tjetër, edhe bëhet një rrogë e mirë, çdo muaj. Dhe duke bërë të mundur që ju të lëvizni lirshëm në të gjithë Tiranën”, - tha Belind Këlliçi.
Jo vetëm transport publik falas, por edhe më pak trafik në kryeqytet. Kjo e fundit do të arrihet nëpërmjet ndërtimit të nënkalimit te sheshi "Skënderbej”. Belind Këlliçi u shpreh gjithashtu se ulja e trafikut do të reduktojë ndotjen e ajrit në Tiranë.
“Premtimin tjetër timin e keni dëgjuar? Atë nënkalimin te sheshi 'Skëndërbej?' Ju duket që bëhet? Ju duket interesant? A e dini që ajo liron 60 % të trafikut në Tiranë? E shfryn komplet trafikun. Se trafikun e keni të gjithë problem besoj. Ajrin e ndotur nuk e di a i keni parë lajmet, por në lajme ka dalë këto ditë nga një institut shumë i njohur italian. Eshtë bërë një vlerësim i grimcave të dëmshme në ajrin që ne thithim çdo ditë dhe na ka dalë që ne kemi ekspozim 4 herë më të lartë ndaj benzenit, që kryesisht shkakton sëmundje kancerogjene. Eshtë një problem shumë i madh ky, duhet ta kuptoni. Dhe ka dy arsye se përse shkaktohet kjo ndotje në Tiranë. E para është trafiku i rënduar për shkak të emetimit të gazrave të dëmshme dhe e dyta është ndërtimi, betoni, çka mbyt qytetin. Kështu që për të lehtësuar trafikun ne do të ndërmarrim atë masë që kemi bërë këtu te sheshi 'Skëndërbej' për ta bërë sa më të lehtë trafikun e sa më të aksesueshme të gjithë qendrën”, - u shpreh Këlliçi.
Pas takimit me votuesit për herë të parë, të cilëve u kërkoi mbështetjen për zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi zhvilloi takimin e fundit elektoral me banorët e njësisë 7 në Tiranë. Para banorëve, Këlliçi trajtoi problemin e pronës, duke u shprehur se sot në Tiranë edhe familjet që kanë dokumente janë të frikësuara për banesat për shkak të projektit të qeverisë dhe Bashkisë Tiranë për auditimin e pallateve mbi 50-vjeçare.
“Në zonën tuaj prioritet kryesor do të jetë pa diskutim çështja e pronës, trajtimi i pronës. Tani ju keni një gjë, t'ju them diçka. Ky ka kapur rekordin e zi në të cilin edhe banorët autoktonë të Tiranës, edhe vendalinjtë e vjetër që janë me dokumente të rregullta në pallate mbi 50-vjeçare, në tokat e tyre, në shtëpitë e tyre, me certifikatë pronësie, me hipotekë me të gjitha. Sot janë të pasigurtë. Pse? Se i ka vënë syrin për t'i shembur. Ky nuk pyet më, nuk është çështje legalizimi, kjo është çështje babëzie. Ky dhe njerëzit që kanë letrat, dokumentet, ky edhe po i qit prej shtëpie. E patë te Myslym Keta”, - tha Këlliçi.
Para banorëve të Njësisë nr.7, Belind Këlliçi përsëriti dhe njëherë pesë prioritetet e programit të tij për Tiranën, ndërsa pati dhe një apel për të gjithë qytetarët.
“5 prioritetet e mia i kam thënë, autobusi, të dojë apo të mos dojë Erion Veliaj, të dojë apo të mos dojë Edi Rama, unë nga dheu do t'i nxjerr lekët, autobusi pas 14 majit do të jetë pa pagesë në qytet edhe në fshat. Këtë jua garantoj 100%. Nga dheu do dalin lekët. Pa diskutim nënkalimi te sheshi 'Skëndërbej' do bëhet, do lirojmë trafikun, çerdhe e kopshte e shkolla do ndërtojmë me 3 % e strehimit social. Pa diskutim do ulim taksat për biznesin e vogël dhe përgjysmim të tarifave. Do të bëjmë oazet e gjelbra 200 m2 nëpër lagje për të bërë këndet e pushimit. Do t'i bëjmë të gjitha këto punë, por për t'i bërë të gjitha këto punë ka rëndësi një gjë. Dita e diel. Ju lutem flisni me miqtë tuaj, të afërm, fëmijët tuaj, motra, vëllezër, kushërinj, të gjihtë. Të harxhojnë gjysëm ore nga jeta e tyre për të shpëtuar të paktën 4 vitet e ardhshme. Të dalin të votojnë masivisht ditën e diel. Të votojnë me ndërgjegje të pastër”, - tha Këlliçi.
Para banorëve, Belind Këlliçi premtoi transparencë, ndërsa u shpreh e ai vetë nuk është produkt i oligarkëve apo qarqeve financiare, por produkt i mbështetjes qytetare.
“Unë nuk jam produkt i oligarkëve, nuk jam produkt i qarqeve financiare, nuk jam produkt i organizatave joqeveritare, qofshin të majta apo të djathta, qofshin të huaja apo shqiptare, unë jam produkt bio i një pune të palodhur, i mbështetjes së qytetarëve të Tiranës dhe opozitarëve që janë pjesë e partisë demokratike dhe opozitarëve në tërësi. Kjo më jep lirinë që më datë 15, mbasi të fitojmë, gjëja e parë që unë do bëj shembull në Bashkinë e Tiranës këdo që ka prekur taksat e qytetarëve dhe ka futur dorën në xhepin e qytetarëve. Unë jam i djathtë dhe si i djathtë unë besoj fort që lekët është më mirë kur janë në xhepin e qytetarëve sesa kur janë në xhepin e politikanëvë, në xhepin e shtetit”, - tha Belind Këlliçi, duke shtuar gjithashtu:
“Ma jepni mundësinë të bëj transparencë. 1. Për inceneratorin e Tiranës. Unë nuk e lë atë punë të harrohet. 2. Për Ardit Gjoklajn, nuk e lë të harrohet. 3. Për lejet e ndërtimit, se ka një arsye pse ngrehen kulla, pallate 7-katëshe, mbi një kullë 26 kate. Ka një arsye, është korrupsioni aty. 4. Mbi tenderat që jepen në fondin limit 99.9 % në kokë. 5. Mbi aferat korruptive të Bashkisë Tiranë, që është kthyer bashkia në një kantier, në një kompani ndërtimi private, me punonjësit e bashkisë, me mjetet e bashkisë e ndërkohë po tenderon fiktivisht punë publike. Eshtë e gjitha një evazion fiskal, pastrim parash dhe vjedhje e taksave tona. Dhe pa diskutim 6. Për lidhjet okulte të Bashkisë Tiranë me 'Ndragheta'-n italiane”, - theksoi Këlliçi.
Në përfundim, Belind Këlliçi u bëri thirrje qytetarëve të votojnë numrin 5 te fleta e votimit./CNA.al
Drejtuesi i “Terra World”, Blerim Gjeladini ka publiku...
Sot, në fshatin Vreshtas të Maliqit, është shënuar dhe inc...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zbarkuar në zyrën ...
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën ankimore të Partisë s...
Deputeti i PD-së së Berishës, Edmond Spaho, ka bërë kallëz...
Në juglindje gara më e fortë për zgjedhjet e 14 majit ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp...
CNA ka siguruar një tjetër video ekskluzive që nxjerr blof...
Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, në një takim elektora...
Ish-kryemintsri Sali Berisha ditën e sotme ka mbajtur konf...
Kryebashkiaku Gëzim Topçiu ka hedhur poshtë akuzat e deput...
Pas arrestimit të Fred Blerit, ka reaguar edhe kandidati i...
Deputeti i PD-së së Sali Berishës dhe ish-nënkryetarit të ...
Incidenti i parë i zgjedhjeve vendore është regjistruar në...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shënjestruar S...
Deputeti Edi Paloka ka reaguar lidhur me shoqërimin e kand...
Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, u ka bërë thi...
Oerd Bylykbashi ka denoncuar në media, se janë zbuluar ske...
Ambasadorja greke në Shqipëri, Konstantina Kamitsi, mëngje...
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka komentuar reagimin ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...