web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rama, kryeministër narko”/ Xhaferri: Dëme të pariparueshme te pronat dhe ekonomia shqiptare

26 Shtator 2025, 20:07, Politikë CNA

“Rama, kryeministër narko”/ Xhaferri: Dëme të

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri akuzoi sot kryeministrin Edi Rama si të përfshirë në industrinë e narkotrafikut. 

I ftuar në “Syri Tv”, Xhaferri e krahasoi Ramën me disa liderë të vendeve të Amerikës Jugore, të njohur për lidhjet e tyre me narkotikët.

Xhaferri shtoi se gjithë kjo gjendje u ka sjellë të gjithë shqiptarëve dëme të pariparueshme në ekonomi, prona dhe shpopullim.

“Unë mund tër them diçka, veçasi del me shpirtin, pra mesa duket Edi Rama e ka atë ves, që udhët të jetë i përfshirë në industrinë narkotrafike, pra është tamam një kryeministër narko, kryeministër i një narko shteti dhe këto po dalin me shumë vonesë, ka ndodhur para disa vitesh, kush e di se çfarë ka ndodhur këto kohë.

Por ajo që ne jemi dëshmitarë të përditshëm është pikërisht pastrimi i parave të atyre karteleve, në gjënë që Edi Rama e ka në dorë, pikërisht që është zhvillimi territorial i Shqipërisë.

Ndonjëherë mund të ketë dashakeqësi që njerëzit të krijojnë fake neës, por kjo nuk ndodh në të gjitha mediat ndërkombëtare dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, pra që ka aty të vërteta, patjetër që ka.

Nuk është Edi Rama lideri i parë i një vendi që përfshihet në narkotrafik, është përfshirë Manuel Noriega më parë, janë përfshirë presidentët e Guatemalës, presidenti i Nikaraguas, pra të Amerikës Qendrore dhe Edi Rama mesa duket ka ndjekur modelin e tyre si kriminal po ashtu dhe ekonomik, po ashtu dhe elektoral, në mënyrë që vende të vogla me popullsi të vogla, të zhvillohen artificialisht ekonomikisht por t’ua shkatërrojnë jetesën qytetarëve të vendit të tyre.

Dëmi që i është bërë ekonomisë shqiptare, shpopullimi i këtij vendi, pronave dhe çdo gjëje që ne e shohim sot dhe e prekim janë të pariparueshme, por meqenëse këto dëme janë të pariparueshme, duhet që ai që është e keqja më e madhe e këtij vendi, Edi Rama, dhe i akuzuari kryesor nga të gjitha indiciet ndërkombëtare që po krijon dhe ka krijuar narkoshtetin e parë në Europë duhet me patjetër nga drejtësia shqiptare të shkojë në burg.

Fatet e këtij vendi, duhet t’i marrin qytetarët e këtij vendi në dorë sepse institucionet janë të kapura, nuk ka më ndarje pushtetesh.

Është një narko ekonomi që po krijon një narko fashizëm, pra po krijon një lloj polarizimi ekstrem të 98% të popullatës që janë shumë të varfër, 1.9% të popullatës që mund të përfitojnë se po pikon diçka nga kjo prurje, dhe atij 0.1% që janë të gjithë këto ultra narko fashistët që po kontrollojnë të gjithë spektrin e ekonomisë shqiptare dhe elektoral, sepse kështu lidhet, lidhet narkoekonomia me narkoelektoralitetin",- u shpreh Xhaferri./CNA 

 

 

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga