Moti i rënduar/ Reagon Rama, thirrje për shoferët
Kryeministri Edi Rama ka bërë një thirrje për qytetarë...

Deputetja e PD-së për Lezhën, Lindita Metaliaj, ka reaguar për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë, të cilët synohet të vendosen në Gjadër.
Metaliaj kërkoi ndaljen e marrëveshjes, pasi pretendon se është anti-shqiptare, anti-veriore dhe anti-njerëzore.
Ajo deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk mund të hapë dyert pa lejen tonë, duke përfituar nga natyra mikpritëse e shqiptarëve.
Deputetja ftoi qytetarët e Lezhës që të mos paragjykojnë refugjatët, por të shënjestrojnë Ramën, pasi pretendon se po e mbulon keqqeverisjen e tij me ‘humanitarizëm fashist’.
Deklarata e plotë:
Marrëveshjen e kryeministrit Rama me qeverinë italiane po e kundërshton i madh e i vogël: në Itali dhe në Bashkimin Europian. Mediat italiane e konsiderojnë një ‘Gunatanamo’ kurse ato angleze e quajnë një marrëveshje në stilin e Ruandës.
Gjykata e Starsburgut e ka hedhur poshtë një marrëveshje të ngjashme duke e konsideruar si shkelje të të drejtave të njeriut.
Pse atëherë e bën këtë akt anti-humanitar, anti-shqiptar dhe anti-europian Edi Rama?
Sepse i është mbushur mendja se është vetë zot dhe vetë shkop. I është mbushur mendja se është lider rajonal dhe global që merr vendime të mëdha për botën.
Edi Rama mund të ketë shumë mendje, por ne kemi vetëm një Lezhë dhe vetëm një Shqipëri.
Unë jam sot këtu në emër të qytetarëve lezhjanë, të Shëngjinit dhe Gjadrit e mbarë qarkut, për t’i thënë Edi Ramës: ndale këtë marrëveshje anti-shqiptare, anti-veriore, anti-njerëzore!
Një kryetar qeverie që nuk ndal dot shpopullimin e vendit të tij, por e nxit atë, nuk ka të drejtë ta popullojë me refugjatë, me të huaj. Nuk ka të drejtë ta bëjë, sidomos pa konsultën e atyre që shqiptarët e ikur kanë lënë pas.
Një marrëveshje e bërë në fshehtësi, me hile, pas shpine, duhet hedhur në det. Shqiptari ua hap derën të huajve, sipas parimit ‘shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut’, por jo kështu. Edi Rama nuk mund të hapë dyert tona pa lejen tonë.
Shqiptari nuk ia ka borxh Edi Ramës që ta kthejë në ksenofob, në dikë që nuk i do të huajt. Me këtë që ka bërë, ai nuk i ka lënë shqiptarit rrugë tjetër veç shtigjeve të urrejtjes.
I ftoj qytetarët e Lezhës që të mos paragjykojnë refugjatët, të hedhur rrugëve të botës nga keqqeverisja dhe lufta në vendet e tyre, por të shënjestrojnë kryeqeveritarin që e mbulon keqqeverisjen e tij me ‘humanitarizëm fashist’. Që hap dyert e Shqipërisë për të ikur bashkatdhetarët dhe ardhur të pa-atdhe.
Lezha i ka dhënë strehë, në jetë dhe vdekje Gjergj Kastriotit, dhe di t’i tregojë vendin Hamza Kastriotit./ CNA
Kryeministri Edi Rama ka bërë një thirrje për qytetarë...
Në Raportin e Komisionit Europian kritikohet edhe puna e K...
Prej disa javësh, Lulzim Basha ka propozuar që të bëhet ve...
Ish-kryeministi Sali Berisha ka paralajmëruar se deputetët...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar sërish të ketë ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u ka bërë thirrje dre...
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh në një konferencë p...
Ish-kryeministri Sali Berisha doli në mbrojtje të krye...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka ngritur një alarm gjatë...
Ditën e djeshme, Lulzim Basha publikoi disa foto nga L...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë pas r...
Shqipëria do të mbështesë në çdo rast promovimin dhe m...
Në Raportin për Shqipërinë të Komisionit Europian është pë...
Dy qendrat pritëse për akomodimin e emigrantëve do të ...
Komisioni Evropian i ka kushtuar vëmendje edhe refuzimit t...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, po merret në pyetje n...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është paraqitur k...
Këtë të mërkurë është zbardhur Progres-Raporti i Komisioni...
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi gjatë mbledhje...
Gjykata e Lartë ka dalë me një vendim për kërkesën e kryeb...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...