
Ish-kryeministi Sali Berisha ka paralajmëruar se deputetët demokratë mund të futen në grevë urie nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.
Në një konferencë për mediat me gazetarët, Berisha nënvizoi se aksioni opozitar do të vijojë dhe nuk ka kthim prapa, duke mos përcaktuar se kur mund të nisë greva e urisë së deputetëve të opozitës.
“Beteja vazhdon. Ne absolutisht jemi të vendosur të ecim drejt sakrificave më të forta për të rikthyer të drejtat tona kushtetuese sikundër shtoj këtu se çdo ditë dëshmon se në disa aspekte jemi të vonuar në këtë betejë. Ju e patë propozimin e Pashiq (ish-kryeministër serb) për Kosovën. E patë se si Pashiqi shqiptar propozonte që Radoiçiëët të bëheshin komandantë policorë në Kosovë. Ka edhe kurajon ta publikojë edhe pasi Radoiçiç doli udhëheqësi i një grupi terrorist. Cdo ditë që kalon, ky dëmton interesat e shqiptarëve. Ju kujtohet si anulloi takimin me qeverinë e Kosovës. Si u vërsul kundër Kurtit sepse kishte dorëzuar draftin që Radoiçiçt të bëheshin komandantë policorë në Kosovë. Deputetët do të shkojnë drejt grevës së urisë nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre. Vendi do të përcaktohet. Betejat pa kthim kanë afat vetëm fitoren. Cila ditë apo cila java mbetet për tu përcaktuar. Parlamenti është futur nën tavolinë, është bërë virtual”, u shpreh Berisha.
Gjatë aksionit të opozitës javën e kaluar, Komisioni i Etikës përjashtoi 8 deputetë të PD-së për shkak të kaosit të krijuar në seancat plenare dhe komisionet parlamentare. Situata u agravua pas një përplasje fizike mes deputetit Bledion Nallbani dhe socialistit Vullnet Sinaj, çështje e cila ka kaluar në SPAK.CNA
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar sërish të ketë ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u ka bërë thirrje dre...
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh në një konferencë p...
Ish-kryeministri Sali Berisha doli në mbrojtje të krye...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka ngritur një alarm gjatë...
Ditën e djeshme, Lulzim Basha publikoi disa foto nga L...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë pas r...
Shqipëria do të mbështesë në çdo rast promovimin dhe m...
Në Raportin për Shqipërinë të Komisionit Europian është pë...
Dy qendrat pritëse për akomodimin e emigrantëve do të ...
Komisioni Evropian i ka kushtuar vëmendje edhe refuzimit t...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, po merret në pyetje n...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është paraqitur k...
Këtë të mërkurë është zbardhur Progres-Raporti i Komisioni...
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi gjatë mbledhje...
Gjykata e Lartë ka dalë me një vendim për kërkesën e kryeb...
Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kala...
Deputetët e PD-së kanë mësyrë në sallën ku ndodheshin disa...
Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ...
Ish-kryeministri Sali Berisha doli nga Kryesia e Kuven...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...