Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Qeveria shqiptare ka miratuar sot vendimin për shpronësime për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga realizime të projekteve me rëndësi publike.
Dy vendimet bëjnë fjalë për shpronësime në dy zona të vendit, në Rinas dhe Vlorë.
V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.20, DATË 17.1.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “LIDHJA E RRUGËS TRANSBALLKANIKE ME PORTIN DETAR”, VLORË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.20, datë 17.1.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Lidhja e Rrugës Transballkanike me Portin Detar”, Vlorë”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Në pikat 3 dhe 4, vlera “… 182 020 370.86 (njëqind e tetëdhjetë e dy milionë e njëzet mijë e treqind e shtatëdhjetë pikë tetëdhjetë e gjashtë) lekë …” zëvendësohet me “… 200 831 026.08 (dyqind milionë e tetëqind e tridhjetë e një mijë e njëzet e gjashtë pikë zero tetë) lekë …”;
b) Në tabelën bashkëlidhur vendimit nr.20, datë 17.1.2024, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme:
i. Të dhënat për shpronësimin, që u përkasin numrave rendorë 17 dhe 18, zëvendësohen me të dhënat e pasqyruara në numrin rendor 17 të tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
ii. Të dhënat për shpronësim të numrave rendorë 28, 29 dhe 43 të tabelës, bashkëlidhur vendimit nr.20, datë 17.1.2024, të Këshillit të Ministrave, zëvendësohen me të dhënat me të njëjtin numër rendor të tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
iii. Tabelës, bashkëlidhur vendimit nr.20, datë 17.1.2024, të Këshillit të Ministrave, i shtohen pasuritë me numra rendorë 51-55 të tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Pronarët e pasurive me numrat 32/589 dhe 32/134+1-10, që janë likuiduar sipas vlerës së përcaktuar para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, vetëm për diferencën e vlerës së shtuar të kompensimit, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga Bashkia Vlorë.
4. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Vlorë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.384, DATË 29.6.2023, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “REHABILITIMI I RRUGËS SË ISH-REPARTIT USHTARAK PËR NË AEROPORTIN E RINASIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.384 datë 29.6.2023, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Në pikën 3, fjalët “… vlera e përgjithshme prej 477 120 (katërqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e njëzet) lekësh.” zëvendësohen me “… vlera e përgjithshme prej 1 482 432 (një milion e katërqind e tetëdhjetë e dy mijë e katërqind e tridhjetë e dy) lekësh.”;
b) Pika 4, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 1 482 432 (një milion e katërqind e tetëdhjetë e dy e mijë e katërqind e tridhjetë e dy) lekësh përballohet, si më poshtë vijon:
a) Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 477 120 (katërqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e njëzet) lekësh përballohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar;
b) Vlera shtesë prej 1 005 312 (një milion e pesë mijë e treqind e dymbëdhjetë) lekësh përballohet nga buxheti i shtetit, llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.”.
c) Kudo në përmbajtje të vendimit, fjalët “pronarit të pasurisë së paluajtshme”, “pronari i pasurisë së paluajtshme” dhe “pronarit të shpronësuar” zëvendësohen përkatësisht me “pronarëve të pasurisë së paluajtshme”, “pronarët e pasurive të paluajtshme”, “pronarëve të shpronësuar”.
ç) Tabelës bashkëlidhur vendimit nr.384, datë 29.6.2023, të Këshillit të Ministrave, i shtohet tabela, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Bashkëpronarët e pasurisë së paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën shtesë që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
3. Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e bashkëpronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
4. Shpenzimet procedurale shtesë, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
5. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Kamzë – Vorë, Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./CNA
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Romë, ku u mbajt Konf...
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Konferencën për Ri...
Pasi humbi mandatin e deputetit vetëm për pak vota, kandid...
Kandidati i "Nismës Thurje" në listën e mbyllur në Tiranë,...
Pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama, pas dorëheqjeve...
Ministri i Shtetit, Taulant Balla, zhvilloi një inspektim ...
Deputeti demokrat, Dashnor Sula tha sot se dalja nga burgu...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë sot mesazhin e Sekre...
Pasditen e kësaj të mërkure, përmes një postimi në rrjetet...
Ekspertja e integrimit, Ilda Zhulali renditi sot disa prob...
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj tha se situata e ten...
Komisioni Europian, në raportin e publikuar për Shqipërinë...
Deputeti demokrat, Dashnor Sula, përmes një postimi në rrj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë mesditë lidhur me li...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konfe...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konfe...
Parlamenti Europian ka miratuar raportin mbi ecurinë e pro...
Gjykata e Lartë vendosi të martën të lërë në burg Erion Ve...
Analisti Mentor Kikia ka folur në një intervistë për CNA n...
Kryeministri Rama, me anë të një statusi në platformën "X"...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...