Rama provokon opozitën në podkast/ Fton të rinjtë e FRPD-së: Nuk u bën syri tërr
Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podkastit “...

Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili sot në podkastin e tij kishte të ftuar përfaqësues nga FRPD Vlorë.
Xhaferri, përmes një reagimi në rrjetet sociale, thekson se të rinjtë e FRPD-së nuk përdorin "SKY ECC", ndërsa nuk kanë munguar as akuzat ndaj qeverisë.
“Edi Rama të rinjtë e FRPD nuk përdorin SKY ECC, programin elektoral që do prezantosh sot t'a kanë hartuar bandat!
Nga Elbasani dje Edvin Kristaq Rama guxoi sërish të përmendte të rinjtë e FRPD, duke pretenduar se ka folur me disa prej tyre në Vlorë, madje këtë të shtunë ata 3 ish anëtarë që i’u bashkuan PS-së i kishte ftuar edhe në podcast.
Përtej pritshmërive të Ramës nuk e kam ndërmend të them asnjë fjalë për tre ish bashkëpunëtorët, se ne nuk gjykojmë zgjedhjen personale të askujt as nuk mbajmë njeri peng me dosje e me banda, por disa fjalë për ty i kam Edi Rama, që pohove dhe kompleksin që ke nga FRPD.
Në fakt ti dje në Elbasan do duhej të flisje për përgjakjen që i bëri koordinatori yt me bandat, Taulant Balla, qytetit të Normales, ku vrasjet si në Sinaloa nën qeverinë Rama u kthyen në normalitet, duke nisur nga masakra ndaj Çapjave deri tek ekzekutimi mafioz i avokatit me shtetësi angleze Ravik Gurra.
Nëse doni të shikoni si katandiset një trevë kur ekspozohet përballë krimit shikoni Elbasanin, ku varret përgjatë 12 viteve të fundit u mbushën më shumë me të rinj të vrarë, se sa të moshuar, ku mjerimi nuk pyet për bindje partie, e ku siç faktuan dosjet e SPAK bandat me bekimin e Ramës kishin marrë kompetencat e KLGJ dhe KLP duke diktuar prokurorë e gjyqtarë.
Në Elbasan duke i përçmuar qytetarët u shprehe se për të fituar nuk ke nevojë as për program, por e vërteta është që ty programin që do prezantosh sot ta kanë hartuar bandat dhe Beogradi.
Tre pikat kryesore të programit tënd ekonomik janë vjedhja e buxhetit, pastrimi i parave në ndërtim, ku ti ke monopolin e lejeve të ndërtimit dhe eksodi masiv i shqiptarëve sipas tezës së Cubrilloviçit.
Dje në podcastin tënd në ERTV fole për të rinjtë që i ke privuar nga mundësia për blerjen e një banese, teksa në programin tonë një nga pikat më të forta është strehimi ku për çiftet e reja do subvencionojmë 20% të kredisë, që të rinjtë të kenë mundësi të blejnë një prone si bazë për të ndërtuar të ardhmen.
Për çdo të ri që vjen të investojë në Shqipëri do ketë amnisti taksat për 5 vite, pasi për ne shqiptarët janë aseti më i madh.
Programi ynë i emergjencës kuron mjerimin në familjet shqiptare, pasi parashikon pension minimal 200 euro, pagë minimale 500 euro, pagë mesatare 1200 euro dhe kartën e konsumatorit, si dhe çmime uji dhe energjie pa taksën e venë nga hajdutët.
Në 11 Maj shqiptarët do ndëshkojnë me votë Edvin Ramën, njeriun që do mbahet me mend si Kryearkiteti i shpopullimit dhe mjerimit të vendit!”, tha Xhaferri./ CNA
Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podkastit “...
Frida Mavriqi, drejtuesja e qarkut të Fierit në Partinë Mu...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se do të zh...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj zhvilloi sot një tak...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj zhvilloi sot një tak...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se në Shq...
Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, e njëkohësisht k...
Ekrem Spahiu, një nga përfaqësuesit e koalicionit “Djathta...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka a...
Kryeministri Edi Rama ka shtruar sot iftar për besimtarët ...
Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të arrestuar të Tira...
Partia Demokratike është shprehur sot se kryeministri Edi ...
Kryeministri Edi Rama tha sot se listat e PS-së në zgjedhj...
Kryeministri Edi Rama u bëri sot një thirrje qytetarëve, e...
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, po zhvillon sot n...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar një nga pikat kyç...
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se p...
Kandidati i PS-së për Vlorën në listën e hapur, Ardit ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...